Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Çfarë këshillon psikologia për problemet me gjumin!

Çfarë këshillon psikologia për problemet me gjumin!

Përshëndetje Psikologe Enertila

Unë që po ju drejtohem jam një zonjë 39 vjeç e cila kam problem me gjumin gjatë natës. Ka disa javë që kam një zgjim të përsëritur gjatë gjumit të natës dhe kjo po më shqetëson shumë. Ç’mund të më thoni ju lutem. Faleminderit!

Psikologe Enertila Bekteshi, përgjigjet!

Përshëndetje lexues të Dritare.net!

Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një person të vuajë nga zgjimet e natës dhe është e rëndësishme të kuptojmë se cili është shkaku kryesor i kësaj ndërprerjeje gjatë pushimit tonë. Zgjimi gjatë natës ndikon në energjinë tonë, dhe gjithashtu mund të shkaktojë probleme fizike dhe mendore, që do të thotë se ato gjithashtu ndikojnë në cilësinë e jetës sonë gjatë ditës. Nëse zgjoheni dhe nuk mund të flini përsëri, kjo mund të jetë një shenjë se diçka nuk ju lejon të pushoni mirë. Zgjimi gjatë natës mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, disa nga më të zakonshmet janë se nuk keni kushte të mira gjumi. Nëse mjedisi juaj nuk është i përshtatshëm për të fjetur siç duhet, kjo mund t'ju bëjë të zgjoheni në mes të natës. Faktorë të tillë si tingujt e jashtëm, drita ose temperatura mund të ndikojnë në gjumin tuaj. Stresi, ankthi apo depresioni mund të na bëjë të flemë shumë lehtë sepse i kushtojmë më shumë vëmendje çdo lloj stimuli.

E dashur lexuesja jonë në këndvështrimin tim nëse zgjoheni gjatë gjumit dhe nuk mund të flini përsëri , mund të keni parasysh praktikimin me frymëmarrjen e thellë. Ushtrimet e frymëmarrjes na ndihmojnë të relaksohemi mendërisht dhe fizikisht. Prandaj, mund t’ju ndihmojë të shkëputeni nga mendimet tuaja ose të bini përsëri në gjumë. Dëgjimi i muzikës relaksuese mund të rris gjendjen tonë të relaksimit, pasi ajo ndikon në emocionet tona dhe ka aftësinë të na shoqërojë në një gjendje relaksi. E dashur lexuesja jonë mbani një higjienë të mirë të gjumit që konsiston në shmangien e dritave blu pra përdorimi i televizorit dhe pajisjeve, gjithashtu shmangia e substancave emocionuese si kafeina, ju duhet të shmangni gjithashtu stimujt që mund të shkaktojnë gjendje ankthi dhe frike siç janë filma, seriale. Gjithashtu ju mund të provoni të zbatoni mbajtjen e një temperature të rehatshme në dhomën e gjumit. Mund të mbani një orar të qëndrueshëm të gjumit, edhe mos hani ushqime të rënda, stimulues dhe alkool pak para se të flini Nëse zgjimi gjatë natës është bërë një problem i përsëritur duhet ekzaminuar gjithmonë në thellësi me vizita mjekësore dhe psikologjike. Shpresoj shumë që këndvështrimi im tu ndihmojë sadopak në situatën tuaj. Gjithë të mirat./dritare.net