Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

E reja i shkruan psikologes: Nuk gjej qetësi me të dashurin!

Përshëndetje Psikologe Enertila

E reja i shkruan psikologes: Nuk gjej qetësi me të dashurin!

Unë që ju shkruaj jam një vajzë e cila çdo ditë e më shumë jam duke u shqetësuar pasi shpesh herë marrëdhëniet e mia me të dashurin ndërlikohen madje edhe kot. E kuptoj që janë diçka normale, por kam frikë se nuk po kuptoj dhe mos situate përkeqësohet. Ndihej çdo ditë e më shumë një marrëdhënie të ndërlikuar, si mendoni ju të veproj apo kuptoj diçka më tepër. Ju falënderoj!

Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet!

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Marrëdhënia e një çifti është një lidhje emocionale midis dy njerëzve që bazohet në dashuri, besim, ndarje dhe mbështetje reciproke. Është një marrëdhënie intime dhe e thellë që përfshin të gjithë sferën emocionale dhe psikologjike të të dy partnerëve. Megjithatë, pavarësisht ndjenjave pozitive që mund të karakterizojnë marrëdhënien e një çifti, është e pashmangshme që gjatë rrugës të ndodhin edhe probleme dhe vështirësi. Problemet në marrëdhëniet në çift mund të lindin nga faktorë të shumtë. Këto probleme mund të shkaktojnë tension, keqkuptim, zemërim dhe zhgënjim brenda çiftit . Është e rëndësishme që problemet në marrëdhëniet në çift të adresohen në kohë dhe në mënyrë konstruktive.Në marrëdhëniet e një çifti mund të shfaqet mungesa e komunikimit e cila mund të çojë në mungesën e lidhjes emocionale dhe mungesën e mirëkuptimit të ndërsjellë, duke krijuar një ndjenjë largësie dhe izolimi brenda çiftit. Një tjetër aspekt që mund të ndikojë negativisht në marrëdhënien e një çifti është edhe mungesa e intimitetit . Kur mungon intimiteti, çifti mund të ndihet i largët dhe i ndarë, me mungesë lidhjeje të thellë .Mungesa e besimit mund të dëmtojë seriozisht marrëdhënien e një çifti. Pa besim të ndërsjellë, partnerët mund të ndihen të pasigurt dhe dyshues ndaj njëri-tjetrit. Është e rëndësishme të zhvillohet një komunikim i hapur dhe i sinqertë, në të cilin të dy ndjehen të dëgjuar dhe të kuptuar. Në këndvështrimin tim e dashur lexuesja jonë për të patur një marrëdhënie sa më pak të ndërlikuar një nga strategjitë më të rëndësishme është komunikimi i hapur dhe i sinqertë. Është thelbësore që të dy partnerët të ndjehen të lirë të shprehin mendimet, ndjenjat dhe shqetësimet e tyre pa frikë se do të gjykohen ose kritikohen.

Lexuesja jonë komunikimi i hapur promovon mirëkuptimin e ndërsjellë dhe ju lejon të adresoni problemet në çift në një mënyrë konstruktive. Terapia në çift mund të jetë një opsion shumë i mirë për të adresuar problemet që mund të lindin në marrëdhënie lexuesja jonë. Një psikolog mund t'ju ndihmojë të kuptoni dinamikat negative dhe të gjeni mënyra më të mira për të komunikuar dhe zgjidhur konfliktet. Terapia në çift ofron një hapësirë të sigurt dhe neutrale ku ju të dy mund të shprehin nevojat tuaja dhe të punoni së bashku për të përmirësuar marrëdhënien. Një strategji tjetër e rëndësishme në këndvështrimin tim e dashur lexuesja jonë është angazhimi i ndërsjellë.

Të dy ju duhet të jenë të gatshëm të bëni përpjekjet dhe energjinë e nevojshme për ta bërë marrëdhënien të funksionojë . Kjo do të thotë të jeni të gatshëm të bëni kompromis, të dëgjoni njëri-tjetrin dhe të përshtateni me ndryshimet që mund të ndodhin me kalimin e kohës. Përkushtimi i ndërsjellë nënkupton gjithashtu një gatishmëri për të punuar mbi të metat edhe për t'u përpjekur për t'u përmirësuar si individë dhe si çift. Në përfundim dua tu them lexuesja jonë të se të adresoni problem në çift kërkon përkushtim, komunikim të hapur dhe të ndershëm. Me përpjekjet e duhura dhe angazhimin reciprok, është e mundur të kapërceni vështirësitë dhe të ndërtoni një marrëdhënie të shëndetshme dhe të kënaqshme. Uroj shumë që këndvështrimi im tu ndihmoj sadopak. Gjithë të mirat. /driare.net