Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

E reja i shkruan psikologes: Nuk e dua veten!

E reja i shkruan psikologes: Nuk e dua veten!

Përshëndetje Psikologe Enertila

Unë që ju shkruaj jam një vajzë që nuk e dua veten. Nuk kam dashuri për veten time por vetëm kritika. Ju lutem më jepni një këshillë!

Përshëndetje lexuesja jonë

Të gjithë mund të ndihen të pasigurt ndonjëherë. Pasiguria është shpesh pasojë e të menduarit të vazhdueshëm, veçanërisht kur përfundojmë duke dyshuar në aftësitë tona. Pasiguria është një ndjenjë , ndjenja e të qenit i pamjaftueshëm i mirë. Kur një person ndihet i pasigurt, ai mund të ketë ankthin në arritjen e qëllimeve, në marrëdhëniet me të tjerët ose në menaxhimin e situatave të ndryshme. Është normale që njerëzit të përjetojnë disa pasiguri në një moment ose në një tjetër. Të kuptuarit se nga vijnë këto ndjenja mund të ndihmojë në menaxhimin e tyre Njerëzit tepër të pasigurt priren të kenë shumë vështirësi në marrjen e vendimeve, madje edhe për gjëra që nuk ndikojnë shumë në jetën e tyre. Pasiguria gjithashtu mund të bëjë që njerëzit që vuajnë prej saj të priren të jenë tepër kritikë ndaj të tjerëve dhe veçanërisht ndaj vetvetes. Një person i pasigurt vuan shpesh nga vetë besimi i ulët. Njerëzit që përjetojnë shumë pasiguri mund të përfundojnë duke vuajtur nga ankthi dhe stresi i tepërt për shkak të të gjitha mendimeve ose emocioneve negative që vijnë me të. Ashtu si edhe disa problematika të tjera të shëndetit mendor, pasiguria mund të luftohet përmes terapisë dhe duke ndryshuar disa mënyra ndaj stilit tonë të jetesës.

Në këndvështrimin tim e dashur lexuesja jonë unë do tu sugjeroja të njihni se si pasiguritë ndikojnë në jetën tuaj .Të gjitha pasiguritë janë zakonisht për shkak të një përvoje të marrë herët në jetë. Njohja e burimit të këtyre mendimeve negative për veten mund të ndihmojë të përballemi me pasiguritë .E dashur lexuesja jonë unë mendoj se duhet të shprehni shqetësimet tuaja. Nëse ndiheni e pasigurt në një marrëdhënie, është e rëndësishme t'ia shprehni atë personit tjetër. Shpesh pasiguritë në marrëdhënie vijnë nga ide që nuk janë reale. Prandaj, duke folur për këtë me të tjerët mund të zbulojmë nëse ekziston një problem i tillë. Lexuesja jonë Fokusohuni në pozitive në vend që të përqendroheni në atë që mund të duket negative, përpiquni të përqendroheni në aspektet pozitive të një situate. Kujdesi për trupin tuaj do t'ju ndihmojë të stabilizoni emocionet që mund të lindin në mendjen tuaj.

Ndaj duhet t'i kushtoni vëmendje dietës suaj dhe të praktikoni aktivitetin fizik. Të mësoni të toleroni të metat tuaja dhe të pranoni aftësitë tuaja do t'ju ndihmojë të menaxhoni pasiguritë tuaja dhe të rrisni vetëvlerësimin tuaj. Filloni të jeni mirënjohës për gjithçka që keni arritur. Siguria personale është thelbësore për të marrë jo vetëm atë që dëshironi në jetën tuaj, por edhe për të shijuar mirëqenien në çdo kuptim, qoftë në nivel profesional marrëdhëniesh apo mendor. Mos lejoni që pasiguritë tuaja t'ju kufizojnë lexuesja jonë. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në situatën tuaj. Gjithë të mirat./dritare.net