Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

E reja i shkruan psikologes: Kam varësi nga celulari. Më ndihmo!

E reja i shkruan psikologes: Kam varësi nga celulari. Më ndihmo!

Përshëndetje Psikologe Enertila

Unë që ju shkruaj jam një vajzë 23 vjeç dhe kam filluar të ndiej shumë varësi nga telefoni im. Vazhdimisht e kontrolloj dhe kuptoj se kam një pamundësi për t’u shkëputur. Të lutem, kërkoj një këshillë nga ju, si mund ta ndryshoj këtë dobësi timen!

Psikologe Enertila Bekteshi, përgjigjet!

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Aktualisht, telefonat celularë janë bërë një mjet shumë i dobishëm për jetën tonë të përditshme. Jo vetëm që shërbejnë si një mënyrë për të komunikuar me të tjerët, por mund të na ndihmojnë gjithashtu të organizohemi, si një mjet social, kalendar dhe më shumë. Ndërsa këto pajisje mund ta bëjnë jetën tonë më të lehtë, përdorimi i tepërt mund të çojë në varësi afatgjatë.

Përdorimi i tepërt i telefonave mund të provojnë ankth ose nervozizëm nëse nuk i gjejnë celularët afër madje mund të bëjnë edhe situate paniku. Varësia nga telefonat celularë, ndodh kur një person ndjen frikë ose ankth për të mos qenë i lidhur me të tjerët përmes telefonit të tij celular. Kur dikush është në një situatë pa telefon dhe vuan nga varësia ndaj telefonit, ai mund të ndihet i shqetësuar, nervoz ose të përjetojë simptoma të tjera.

E dashur lexuesja jonë! Pamundësia për tu ndarë ose për të fikur celularin ,kontrolli i vazhdueshëm i telefonit tuaj për njoftime, mesazhe ose telefonata të reja ,mbajtja gjithmonë e telefonit tuaj me vete kudo që të shkoni. Kontrolli i shpeshtë nëse e keni telefonin me vete ,ndjenja e frikës nga të qenit pa lidhje interneti dhe shmangia e aktiviteteve me të tjerët për të kaluar kohë me celularin mund të tregojnë varësinë që keni nga telefoni. E dashur lexuesja jonë të gjithëve na kushton të shkëputemi nga pajisjet tona celulare . Megjithatë, në shumë raste mund të përfundojmë me ndjenjën se ky mjet është kthyer në një varësi, kështu që nëse ti ndihen se po e tepron në këndvështrimin tim do të rekomandoja të merrni parasysh vendosjen e kufijve. Çelësi i një kohe të limituar nga telefoni juaj është të përpiqeni të kufizoni kohën që e përdorni. Për shembull, ndaloni përdorimin e tij gjatë vakteve ose kur shkoni në tualet. Lexuesja jonë jepni përparësi kontaktit ballë për ballë. Është shumë e lehtë në ditët e sotme të zëvendësohet plotësisht kontakti njerëzor me atë nëpërmjet telefonit.

Pra, përpiquni të takoni miq personalisht dhe të kaloni kohë duke bërë aktivitete që nuk kërkojnë përdorimin e kësaj pajisjeje. Mënyra më e mirë për të lënë telefonin tuaj pas është të gjeni kohë cilësore për hobi ose argëtime të tjera. Gjeni aktivitete që ju motivojnë. Aktivitete si leximi, piktura ose vizatimi mund t'ju ndihmojnë të shpërqendroheni dhe të jeni më të lidhur me veten dhe momentin aktual. E dashur lexuesja jonë filloni të kujdeseni për veten ,përqendrohuni në kujdesin për veten, qoftë duke u ushtruar më shumë ose duke i dhënë më shumë kohë vetes. Kjo do t'ju ndihmojë gjithashtu të lini celularin tuaj mënjanë. Lexuesja jonë varësia nga telefoni është një problem gjithnjë e më i pranishëm , për shkak se është një mjet i përdorur gjerësisht, shumë njerëz mund të kenë një varësi dhe të mos e kuptojnë atë.

Shpresoj shumë që këndvështrimi im të jetë një lehtësim për situatën tuaj. Gjithë të mirat!/dritare.net