Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

E reja i shkruan psikologes: Jam 30 vjeç por kam turp të flas!

E reja i shkruan psikologes: Jam 30 vjeç por kam turp të flas!

Përshëndetje Psikologe Enertila

Unë që ju shkruaj jam një vajze 30 vjeç. Shpesh vihem në vështirësi se dua të shprehem për problemet e mia si në shoqëri, por edhe në familje. Jo pak herë jam vendosur ne siklet për këtë situatë. A është mirë të flasim për problemet tona? Cili është mendimi juaj? Punë të mbarë!

Psikologe Enertila Bekteshi, përgjigjet!

Përshëndetje lexues të Dritare.net!

Ndryshe nga sa thotë arsyeja e shëndoshë, t'u besojmë të tjerëve problemet tona nuk ka gjithmonë një kuptim pozitiv. Për sa i përket të folurit për problemet me dikë, nuk ka një rregull që tregon nëse kjo është lehtësuese apo, përkundrazi, e dëmshme. A është mirë të flasim për problemet tona me dike? Kjo mund të shihet duke parë zhvillimin e problemit, pra nëse rrjedhshmëria e problemit çon në një përmirësim, kjo praktikë është pozitive, por nëse situata mbetet e pandryshuar ose përkeqësohet, mund të çojë në nxitjen dhe jo zgjidhjen e problemit.

Zgjidhjet e tentuara për të zgjidhur një vështirësi në disa raste mund të bëhen problem. E dashur lexuesja jonë unë mendoj se kjo është një situatë frike ose dyshimi dhe kërkojmë siguri nga të tjerët. Pasi keni marrë sigurinë, ju qetësoheni, por pak më vonë dyshimi kthehet dhe detyroheni të kërkoni siguri të mëtejshme nga të tjerët. Kështu krijohet një rreth vicioz i cili rrit pasigurinë dhe i shtyn njerëzit përreth jush në acarim. E dashur lexuesja jonë një situatë tjetër në të cilën të folurit mund të nxisë problemin është kur ju ankoheni te të tjerët për vuajtjet, efekti i shprehjes së emocioneve shpesh mbivlerësohet dhe jo gjithmonë ka një efekt pozitiv. Lexuesja jonë, në disa raste krijohet një rreth vicioz, ku personi ka nevojë të pandërprerë për mirëkuptim dhe ankohet vazhdimisht për problemet, hapja dhe disponueshmëria e të tjerëve ka një efekt të dobishëm shkurtimisht, dëgjimi dhe këshillat e mira pasohen nga ankesa të reja.

Shpesh anëtarët e familjes e kuptojnë se me qëllimet më të mira ata marrin efektet më të këqija, domethënë se siguria dhe rehatia nuk janë të nevojshme, por se ata kanë krijuar një dinamikë marrëdhëniesh që nxit problemin dhe që shpesh i çon në nivele të larta stresi. Në një farë kuptimi personat që ju shpreheni janë viktima . Komunikimi i problemit është një element që konsiderohet thelbësor ,ndaj duhet të jeni tepër e kujdesshme. Uroj shumë që këndvështrimi im tu ndihmoj sadopak. Gjithë të mirat!/dritare.net