
E kam shpirtin bosh. Psikologia këshillon të renë!
Dritare.net
Përshëndetje Psikologe Enertila
Unë që ju shkruaj jam një vajzë që kam filluar të ndihem bosh. Kam një ndjenjë të vazhdueshme zbraztie që nuk e kuptoj se nga më vjen. Dua shumë ta kuptoj, përpiqem ta kaloj vetë por nuk po mundem. Të lutem më jep një këshillë! Faleminderit!
Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet!
Përshëndetje lexues të Dritare.net
Kur një person ka një ndjenjë të zbrazëtisë në jetën e tij ai mund të ndihet i bllokuar në mendimin e vazhdueshëm se asgjë nuk ka rëndësi. Edhe në rastin tuaj lexuesja jonë mund të ndjeni një shkëputje si nga bota ashtu edhe nga të dashurit tuaj më të afërt. Kjo ndjenjë zbrazëtie në jetën tuaj mund të jetë e përkohshme, por kur zgjat me muaj ndoshta ka një problem më të thellë. Në shumicën e rasteve, ndjenja e zbrazëtisë mund të ndodhë për shkak se ju jeni përballur me një traum, vuani nga stresi i tepërt, ndiheni e mbingarkuar, nuk flini mjaftueshëm apo nuk jeni të kënaqur me jetën tuaj. Në disa raste, ndjenja e boshllëkut mund të lidhet me moskënaqësinë me jetën tonë. Kjo do të thotë se, kjo ndjenjë lidhet me mos gjetjen e qëllimit tonë ose të mos punojmë drejt tij. Në disa raste, kjo ndjenjë zbrazëtie mund të lidhet me një çrregullim depresiv.
Megjithatë, duhet të keni parasysh se thjesht të ndiheni bosh nuk do të thotë automatikisht se është depresion. Në këndvështrimin tim e dashur lexuesja jonë unë do tu sugjeroja të shihni me kujdes jetën tuaj .Shihni me kujdes gjërat që dëshironi ose dëshironi ti ndryshoni në jetën tuaj. Në fakt, në shumë raste, njerëzit që ndjejnë një ndjenjë zbrazëtie priren të bëjnë gabime në disa aspekte të jetës së tyre. E dashur lexuesja jonë kuptoni emocionet tuaja. Ka disa momente në jetën tonë kur ne mund të shkëputemi nga emocionet tona. Dhe nëse ndiheni sikur nuk jeni në kontakt me emocionet tuaja, është e rëndësishme të përqendroheni në shqyrtimin e tyre dhe të kuptoni se nga vijnë ato. Ndonjëherë, veprimet e vogla në jetë mund të na sjellin shumë lumturi, prandaj bëni ato gjëra që ju bëjnë të lumtur.
Provoni të shkoni në një vend që sjell kujtime të mira ose të dëgjoni këngën tuaj të preferuar. Këto stimuj të vegjël të përditshëm do t'ju japin motivim të nevojshme për të bërë atë që ju kënaq ose për të punuar në atë drejtim. Njohja e vetes dhe të kuptuarit e asaj që dëshironi të bëni me jetën tuaj do t'ju ndihmojë gjithashtu të përballeni me këtë ndjenjë zbrazëtie lexuesja jonë. Në këndvështrimin tim do tu sugjeroja gjithashtu të përqendroheni në momentin aktual. Kjo ju ndihmon të ndiheni më të lidhur me atë që bëni dhe, më e rëndësishmja, do t'ju lejojë të jeni më të vetëdijshëm për gjithçka që bëni gjatë ditës. Të ndihesh bosh mund të na shkaktojë shumë shqetësime psikologjike ndaj do tu sugjeroja gjithashtu të kontaktoni një profesionist të shëndetit mendor. Shpresoj shumë që këndvështrimi im tu ndihmojë në situatën tuaj. Gjithë të mirat./dritare.net

















