Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Ankthi më mori gjumin. Të lutem më thuaj çfarë të bëj!

Ankthi më mori gjumin. Të lutem më thuaj çfarë


Përshëndetje Dritare.net dhe Psikologe Enertila

Unë që ju shkruaj jam një vajzë që kam problem kur fle. Problemi im është se djersitem gjatë natës kur kam ankth. Kjo situatë po përsëritet shumë shpesh ndaj ju lutem më thoni dicka për ta kuptuar dhe ndihmuar veten time. Ju faleminderit!

Përgjigjet psikologe Enertila Bekteshi

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Ankthi shkaktohet kur perceptojmë një kërcënim të afërt dhe na detyron ta përballojmë atë. Kur përjetohet një crregullim ankthi trupi stimulohet nga hormonet e stresit dhe djersitja gjatë natës nga ankthi dhe mund të bëhet një simptomë e vërtetë dhe serioze. Djersitja gjatë natës dhe ankthi mund të ndodhin më tepër te njerzit me vetvlersim më të ulet dhe ndjeshmëri ndaj gjykimit të të tjerve. Simptoma mund të lindë edhe me mendimin e vetëm të kontaktit me një person tjetër dhe marrjes së kritikave, të pasurit një përgjegjësi, por edhe të përjetimit të frikës së braktisjes, ndjenjës së vetmisë dhe mungesës së dashurisë. Simptomat më të zakonshme të djersitjes nga ankthi shprehen përmes djersitjes fytyrë, qafë dhe gjoks, pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve. Shpesh ankthi shkakton djersë të ftohta gjatë natës, të cilat manifestohen me një rënie të menjëhershme të temperaturës së lëkurës dhe dridhje. Për këtë arsye, ankthi i natës mund të shkaktojë djersitje dhe disa të dridhura. E dashur lexuesja jonë në lidhje me problemin që ju sillni unë do të shprehesha se shkaqet janë nga më të ndryshmet. Djersitja gjatë natës mund të vijë si pasojë e një sulmi paniku duke e vënë personin në një gjendje alarmante, frike dhe shqetësimi sepse e percepton simptomën si një sinjal rreziku. Gjithashtu një situatë e tillë mund të shkaktohet si një manifestim dytësor në lidhje me gjendjen e ankthit të përjetuar. Në të dyja rastet, shkaqet e djersitjes gjatë natës mund të gjurmohen te efektet e hormoneve të stresit.

Djersitjet nga ankthi janë shumë të zakonshme për ata që mendojnë për situata të ardhshme para se të flenë dhe gjatë gjithë natës. Kështu, ankthi, stresi dhe djersitjet e natës mund të shkaktojnë pagjumësi, kruajtje dhe afshe të nxehta. Kur ankthi dhe stresi shkaktojnë djersitje natën, dhe kjo ndodh në mënyrë të përsëritur dhe të vazhdueshme, mund të çojë në një obsesion me djersitjen dhe të përkeqësojë simptoma të tjera që lidhen me ankthin. Në këndvështrimin tim e dashur lexuesja jonë do t’ju ndihmonte shumë të praktikonit teknikat e relaksimit dhe ushtrimet të frymemarrjes diafragmatike, gjithashtu shmangni përdorimin e duhanit. Mbani nën kontroll konsumin e alkoolit dhe kafeinës. Përdorni shtrat të rehatshëm. Bëni një dush të para se të flini. Pini ujë para se të flini! Shmangni ushqimet pikante, të cilat mund të shkaktojnë aciditet dhe të çojnë në djersitje natën. E dashur lexuesja jonë konsumoni darkën 2-3 orë para gjumit dhe vishni rroba të rehatshme pambuku. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në gjendjen tuaj. Gjithë të mirat !/dritare.net