
A është mungesa e oreksit, problem psikologjik? Përgjigjet psikologia!
Dritare.net
Përshëndetje psikologe Enertila
Unë që ju shkruaj jam një lexuesja juaj e cila kam disa javë që kam humbur oreksin. Të them të drejtën jam e shqetësuar dhe mendoj se e kam psikologjike këtë situatë. Të lutem ç‘mund të më thoni ju në lidhje me gjendjen time. Faleminderit.
Përshëndetje lexuesja jonë
Mungesa e oreksit mund të jetë një shenjë e qartë e një problemi që duhet kuptuar. Humbja e oreksit mund të jetë një simptomë serioze e një gjendjeje mjekësore ose çrregullim mendor që mund të jetë për shkaqe të ndryshme fizike ose psikologjike. Nëse vuani nga oreksi i dobët, është e rëndësishme të kuptoni arsyen në mënyrë që të mund ta zgjidhni menjëherë problemin. Disa nga shkaqet kryesore të humbjes së oreksit mund të vinë nga crregullimi i ankthit. Ata që vuajnë nga ky çrregullim mund të ndihen aq të mbingarkuar nga shqetësimet që lidhen me këtë problem psikologjik, saqë, në disa raste, mund të përfundojnë duke vuajtur nga mungesa e oreksit për ushqim. Një nga përgjigjet fizike të trupit tonë ndaj stresit është mungesa e oreksit. Trajtimi i oreksit të dobët për ushqim varet kryesisht nga shkaku. Megjithatë ,në këndvështrimin tim unë do t’ju sugjeroja disa nga masat që duhen marrë parasysh për mungesën e oreksit. Gjëja e parë lexuesja jonë është përmirësimi i cilësisë së gjumit. Mënyra se si pushojmë ndikon jo vetëm në oreksin tonë , por edhe në mënyrën se si përballemi me ditën tonë dhe stresin e perceptuar. Prandaj, nëse mendoni se mungesa e oreksit është e lidhur me një çrregullim psikologjik, është e rëndësishme të merrni parasysh orarin tuaj të gjumit dhe të përpiqeni të përmirësoni pushimin e natës. Lexuesja jonë ju duhet të keni një dietë të ekuilibruar: Dieta gjithashtu mund të ndikojë në oreksin tonë. Ushqimet me yndyrë ose ato me përmbajtje të lartë sheqeri mund të na bëjnë të ndihemi sikur kemi ngrënë shumë pak për shkak të vlerave të tyre të ulëta ushqyese. Kur oreksi është i dobët, është më mirë të zgjidhni ushqime më të shëndetshme që zgjojnë urinë .Kushtimi i më shumë kohë vetes ju ndihmon të menaxhoni më mirë ankthin, stresin ose ndjenjat negative të cilat mund të ndikojnë në humbjen e oreksit. Lexuesja jonë bëni ushtrime fizike rregullisht . Ushtrimet, përveçse ju ndihmojnë të përballeni me ndjenjat negative që mund të sjellin disa çrregullime psikologjike, ju bëjnë edhe më të uritur. Gjithashtu nëse mendoni se nuk jeni në gjendje të përballoni një situatë për shkak të një problemi psikologjik, është thelbësore të kërkoni këshillim nga një profesionist. Humbja e oreksit varet kryesisht nga shkaku i humbjes .Shpresoj shumë që këndvështrimi im tu ndihmojë sadopak. Gjithë të mirat./E.P-dritare.net

















