Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Video/ Ja si të përgatisni ushqimin më të preferuar të fëmijëve në shtëpi!

Video/ Ja si të përgatisni ushqimin më të preferuar

Kotoleta pule si të KFC-së, nëse ju pëlqejnë tani mund ti bëni në shtëpi se janë super të thjeshta dhe dalin shumë të shijshme.

Përbërësit:

300 gr fileto pule

Për brumin:

· 1 vezë

· 4-5 lugë miell

· Gjysmë gote ujë

· piper i zi

· spec i kuq

· kripë

· miell për ti lyer

Përgatitja e brumit:

Në një enë hedhim vezën, miellin, kripën, piperin dhe specin e bluar. Shtojmë ujë dhe e përziejmë mirë deri sa të bëhet një brumë i lëngshëm si në video. Nuk duhet të jetë shume i hollë por as i trashë. Në një ene tjetër hedhim miell. Filetot i ndajmë në copa jo shumë të trasha, i kalojmë fillimisht të brumi e me pas në miell. I skuqim në një tigan me vaj të bollshëm. Pasi i skuqim i kalojmë në pecetë kuzhine. Nuk thithin vaj por gjithsesi unë i kaloj pak në pecetë kuzhine.

I shijojmë me salce rozë.

Përgatiteni në këtë mënyrë:

3 lugë majonez;

2 lugë ketchup;

Piper i zi;

Piper i kuq;

Uthull balsamike ose salcë soje;

Tabasko nëse e doni pak pikante./Marrë nga Instagrami i Eridaskitchen