Receta e rekomanduar këtë mëngjes është tërshëre, kos dhe arra. Kjo pjatë është ideale për një mëngjes të shëndetshëm dhe distik.
Përbërësit:
· 1 gotë kos
· 2 lugë gjelle tërshërë
· 1 lugë kafe kanellë
· Një grusht arra
· 1 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
Fillimisht në një tas hidhni tërshërën, ku më pas do të shtoni kos. Të dy përbërësit, përzieni mirë dhe më pas shtoni kanellën. Pasi të jetë krijuar një masë homogjene, në fund shtoni arrat dhe mjaltin.
Lëreni të qëndrojë 5-10 minuta dhe mëngjesi është gati.
Ju bëftë mirë!/ M.K-dritare.net