
Le të harrojmë një momet të gjithë situatën e koronavirusit dhe të gëzojmë në familjet tonë. Tradicionalisht mbrëmja e sotme njihet si natë e mirë dhe sugjerohet të gatuhet hallvë.
Dritare.net ju ka sjellë më poshtë recetën sesi ta përgatisni.
Përbëriësit:
500 gr gjalpë
500 gr miell
3 gota sheqer
Ujë i nxehtë
Arra të grira sipas dëshirës.
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere të madhe në zjarr të ulët. Tresim gjalpin dhe shtojmë miellin duke e përzier në mënyrë konstante, për 30-35 minuta deri sa përbërja të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë ujë të vlauar duke e përzier shpejt dhe me kujdes. Afërsisht 2 litra ujë. Shtojmë sheqerin dhe e përziejmë mirë e mirë. Serviret e ngrohtë. Ju bëftë mirë./E.B-dritare.net

















