Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Sekreti i Edlira Ruzit, për të gatuar mishin e kecit në furrë!

Sekreti i Edlira Ruzit, për të gatuar mishin e kecit në

Tani është koha e duhur për të shijuar mishin e kecit, dhe mikesha e faqes sonë, Edlira Ruzi, ka një recetë të veçantë se si ta gatuajmë atë. Ka disa mënyra, por ama shija e mishit në furrë, është mbi të gjitha. Por që të gatuhet sa më mirë, Edlira na tregon sekretin e saj, që qëndron te përdorimi i erëzave. Janë disa lloje erëzash dhe mungesa qoftë edhe e njërës, i ndryshon shijen.

Receta:

Mishin e kecit e marinojmë me hudhër, fara finoku, koriandër, piper të kuq e të zi, piper të ëmbël, pak trumzë dhe një gjethe dafine. Si dhe vaj ulliri. Mirë është që mishi të qëndrojë të paktën disa orë i marinuar përpara se të futet në furrë.

Sekreti i Edlira Ruzit, për të gatuar mishin e kecit në

Farat e finokut dhe të koriandrit i vëmë për disa minuta në një tigan, bashkë me një dorë kripë. I trazoni herë pas here. Do e kuptoni që janë gati kur të ndjeni aromën që lëshojnë. Nga tigani kalojini në një havan dhe shtypini për të lëshuar më mire aromën. Shtypni 2-3 thelpinj hudhre.

Sekreti i Edlira Ruzit, për të gatuar mishin e kecit në

Thërrmoni dhe gjethen e dafinës dhe bashkojini të gjitha erëzat në një tas, së bashku me vajin e ullirit. Me këtë masë lyeni mishin nga të gjitha anët.

Sekreti i Edlira Ruzit, për të gatuar mishin e kecit në

Mishin e kecit e presim pak me thikë, në mënyrë që kur ta marinojmë masa të depërtojë mirë.

Sekreti i Edlira Ruzit, për të gatuar mishin e kecit në

Pjekja duhet të jetë e ngadaltë: 2 orë me 170 gradë, i mbuluar me letër alumini dhe më pas zbulojeni dhe temperaturën e çoni në 220 gradë deri sa te thekërrohet bukur pjesa e sipërme. Të jeni të sigurtë se në brendësi mishin do të jetë shumë i butë.Ju bëftë mirë!/L.F-dritare.net