Receta/ Vezë të pjekura me spinaq dhe domate për mëngjes!
E Enjte 28 Shtator 2023, 08:08
Dritare.net
Receta e rekomanduar për këtë mëngjes është vezë të pjekura me spinaq dhe domate. Kjo recetë gatuhet lehtë dhe do të jetë një pjatë mjaft e shijshme për gjithë familjes. Sakaq do t’ju ndihmojë të konsumoni një vakt të shëndetshëm, pasi dihet që veza përmban mjaft proteina përpos që shoqërohet edhe me perime.
Përbërësit:
· 100 g spinaq
· 400 gr domate të grira të konservuara
· 1 lugë fara speci djegës
· 4 vezë
Përgatitja:
Si fillim ngrohni furrën në 200 gradë dhe nga ana tjetër përgatisni spinaqin, duke e larë dhe më pas e grirë imët. Më pas përziejini domatet me specat djegës dhe pak erëza, ku do të shtoni edhe spinaqin.
Më pas në enë shtoni të gjithë masën dhe mbi të hidhni vezë. Lëreni të piqen për rreth 10 minuta./M.Kd-dritare.net