Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Receta/ Vezë e pjekur në furrë me patate të ëmbël, për një mëngjes plot shije!

Receta/ Vezë e pjekur në furrë me patate të ëmbël,

Receta e rekomanduar për mëngjesin e sotëm është vezë e pjekur në furrë me patate të ëmbël.

Kjo pjatë është tepër e lehtë për t’u përgatitur dhe preferohet nga të gjithë pjesëtarët e familjes.

· 1/2 patate e ëmbël

· 1 lugë vaj ulliri

· 1/2 lugë çaji spec

· 1/4 lugë çaji trumzë të thatë

· Kripë dhe piper

· 2 vezë

· 2 lugë djathë mocarela

· 1 lugë gjelle qepë e njomë

Përgatitja:

Fillimisht ndizni furrën në 180 gradë celsius dhe më pas grijini patatet në kubikë dhe hidhini në një copë letre pergamene. Më pas pataten e ëmbël marinojeni me vajin e ullirit, specin e tymosur dhe trumzën e thatë. Si dhe do të shtoni, kripë e piper. Në mes të tavës shtoni vezën dhe mbi të hidhni pak mocarela. Mbyllni letrën e pergamenës duke e palosur dhe piqeni në furrën tuaj të ngrohur për 15-20 minuta.

Më pas nxirreni nga fura dhe mbi të mund të shtoni qepët e njoma sipas dëshirës./M.K-dritare.net