Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Receta/ Si ta gatuani "Pulën m’qull" të dibranëve!

Receta/ Si ta gatuani "Pulën m’qull" të

Dhurata Thanasi e Lugës së Argjendtë ka ndarë me ndjekësit në Instagram një gatim, që e cilëson si mrekulli kulinare dhe historike. “Pula m’qull” siç i thonë dibranët dhe tiranasit, ose qull me arra.

“Disa thonë që “Pulën m’Qull” e kanë sjellë si gatesë dibranët (Sheherlinjtë e Dibrës për ekzaktësi) pas shpërguljeve të viteve 1912-1913. Por shumë tiranas thonë që “Ne e bojm pulën t’fërgume iher, ne i hudhna mill gruni, jo misri si dibront!” Pa dashur këtu të hyj në konflikte kulinare, që më besoni, shpeshherë janë më të ashpra sesa korja e bukës me brumë të ardhur, më pëlqen të mendoj që “Pula m’Qull” apo “Qull me arra” është një nga gjetjet më gjeniale të kuzhinës së aksit Tiranë-Elbasan-Dibër (tre vende ku dibranët kanë vendosur familjet e tyre pas eksodit). Sipas familjeve tiranase, pulastreni (pula e vogël), duhej të kishte dhjamë në mënyrë që ta rriste gatesën në kalori. Njëherë e një kohë kaloritë ofronin paketim fuqish për të përballuar punët mekanike që burrat dhe gratë bënin. Sot përqëndrimi i njerëzve është tek “kuajt fuqi” të makinave të fundit dhe uljes së kalorive. Por muhabet tjetër ky! Fakt është që pula fillimisht kalohej në një zjerje të lehtë me ujë të bollshëm. Kullohej nga “longu mishit ne dahej n’thela” kavërdisej apo “fërgohej n’ftere, ne lihej m”njon”. Masanej ke voji pulës hudhej milli i grunit ne shuhej me longun e pulës. Ke tava baltës viheshin copat e pulës, hudhej cipër longu me miell ne içik piper i kuq me kryp! Mulohej me kapak ne futej n’furr derisa me i dal ynyra cipër! Masanej hudhej ca hullra ne kryp n’havon ne u shtypshin. Pak ufull e mir, ne ja hudhshe cipër qullit mos me t’ron bajolldi”. Kështu e tregon recetën një pjestar i familjes autoktone tiranase, familjes Bakalli. Dibranët e kanë gatuar Pulën në Qull duke i shtuar arra, salcës së lartëpërmendur. Duke qënë që arrat kanë qënë pëbërës kryesor në shumë gatesa dibrane, por dhe një e mirë e territorit të tyre, ato janë vendimtare në shijen që merr salca e tavës dhe përcakton ndryshimin nga “Pula n’Qull” e gatuar nga tiranasit. E rëndësishme është që të dyja këto tava janë një mrekulli kulinare dhe historike.”/dritare.net

Receta/ Si ta gatuani "Pulën m’qull" tëReceta/ Si ta gatuani "Pulën m’qull" tëReceta/ Si ta gatuani "Pulën m’qull" të