Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Receta/ Qumështor nga Edlira, ëmbëlsira ideale e drekës dhe darkës!

Receta/ Qumështor nga Edlira, ëmbëlsira ideale e drekës dhe

Edlira Ruzi ka ndarë me ndjekësit e dritare.net një ëmbëlsirë të thjeshtë që shumë prej nesh duan ta provojnë. Qumështori. Kjo ëmbëlsirë është idealja për ta konsumuar në drekë, ose në një darkë me familjen.

Ja receta!

Përbërësit:

1,5 litra qumësht

200 gr sheqer

120 gr semolina

30 gr niseshte

vanilje ose aromë portokalli, limoni

4 vezë

50 gr gjalpë

Receta/ Qumështor nga Edlira, ëmbëlsira ideale e drekës dhe

Përgatitja:

Qumështi dhe sheqeri vihen në zjarr deri sa të nxehen mire. Në një tas rrahim vezët me semolinen, niseshtenë dhe aromën që keni zgjedhur. Kur qumështi të jetë nxehur, hidhni pak nga pak në tasin e vezëve duke i trazuar vazhdimisht që të mos pritet veza. Pasi të keni hedhur 3-4 garuzhde qumësht te masa e vezëve, mundet që këtë mase ta derdhni të gjithën te qumështi i nxehtë në tenxhere. Në zjarr të ulet do vazhdoni ta trazoni deri sa masa të trashet e të bëhet krem si në video. Fikni zjarrin dhe shtoni sasinë e gjalpit te kremi. Këtë masë shtrojeni në një tavë dhe piqeni në furrë me 180 grade për rreth 50 minuta. Lëreni të ftohet mirë, për disa orë. Nëse nuk duroni dot, mund ta konsumoni edhe të vakët, shija do të jetë shumë e mirë, por qumështori nuk do të pritet bukur./dritare.net