Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Receta/ Pastiço me kos dhe spinaq, nga Edlira Ruzi

Receta/ Pastiço me kos dhe spinaq, nga Edlira Ruzi

Nëse jeni në mëdyshje se çfarë të gatuani për drekë dhe darkë, ne kemi një recetë të shijshme për ju. Pastiço me kos dhe spinaq. Në fakt kjo është një recetë greke, jo si ato pastiçot që bëjmë ne zakonisht. Për ju që ende nuk keni ngrënë mëngjes, mund ta bëni tani shpejt e shpejt.

Receta:

Përbërësit:

500 gram makarona

150 ml vaj ulliri

Një gotë qumësht

3 vezë

100 gram djathë

200 gram spinaq

750 ml kos (receta origjinale kërkon kos grek, por mund të përdorni kosin që keni qejf. Me kos normal duhet shtuar sasia. )

Kripë dhe piper

Arrë moskat

Përgatitja:

Në një enë rrihni vezët. Shtoni qumështin dhe e përziejeni mirë e mirë. Pastaj hidhni kosin, vajin e ullirit, kripën, piperin e zi dhe arrën moskat. Më pas shtoni djathin e thërrmuar, spinaqin dhe trazojini. Në fund makaronat, të cilat janë të paziera. Përbërjen hidheni në një tavë, hidhini sipër pak djathë të grirë imët dhe futeni të piqet.

Në fund nxirreni nga soba, vendosni në pjatë dhe ju bëftë mirë./dritare.net