Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Receta/ Ja si të përgatisni reçel mareje në vjeshtë!

Receta/ Ja si të përgatisni reçel mareje në vjeshtë!

Ka një fryt që e preferojnë të gjithë, mareja. Ky fryt ka ngjashmërinë me boronicat e kuqe dhe njihet ndryshe si pema e dredhëzës.

Shija e saj është unike dhe freskuese, ndonëse pak të thartë, si dhe është plot me antioksidantë, vitaminë C, pektine dhe vitamina të tjera. Nga njëra zonë e vendit në tjetrën, emri ndryshon nga mare në koçimare, por shija mbetet e njëjta. Këtë frut mund ta përdorim edhe për reçel, marmadatë dhe gliko.

Sot po ju tregojmë se si mund të përgatisim reçel, sipas recetës nga Mrizi i Zanave.

Receta:

1 kg mare;

250 gram sheqer dhe pak kanellë;

Përgatitja:

E zieni për rreth 40 minuta apo 1 orë në varësi të sasisë dhe shijes.

Shijojeni të ftohtë reçelin. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)