Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Receta/ Gatuaj ëmbëlsirë Pashke, me Edlirën!

Receta/ Gatuaj ëmbëlsirë Pashke, me Edlirën!

Nëse do një ide ëmbëlsire për Pashkë, dritare.net ju sjell diçka speciale. Një vit më parë, atëherë kur i festuam Pashkët në karantinë, Edlira Ruzi, gatoi me ndjekësit e dritare.net një recetë të ëmbël që u pëlqye shumë. Më poshtë ju sjellim recetën.

Përbërësit

100 gram gjalpë i shkrirë

sheqer kaf

pak vanilje

3 lugë gjelle kakao

një vezë

pana

vezë të vogla çokollate

çokollatë

Receta/ Gatuaj ëmbëlsirë Pashke, me Edlirën!

Përgatitja- keku brown

Në një enë hedhim gjalpin e shkrirë dhe sheqerin kaf, pastaj e trazojmë deri sa të njëtrajtësohet masa. Shtojmë pak vanilje, dhe tre lugë kakao, por të jetë bruto, pa përbërës të tjerë.

E trazojmë mirë dhe në fund hedhim një kokërr vezë. Shtojmë në fund pak miell, që i hedhim një majë luge kripë dhe fryrës. Pasi e kemi trazuar masën e hedhim në një tepsi me letër kuzhine. E fusim të piqet. Pasi është pjekur, e lëmë të ftohet, e nxjerrim nga tepsia dhe e presim kekun në kube të vogla.

Tani do të përgatisim panën. Në një enë shtojmë panën, e rrahim mirë me mikser. Pak pana e ndajmë në një enë tjetër dhe i hedhim një lugë kakao. Fusim panën në një qese pastiçerie. Veç thërrmojmë disa vezë të vogla çokollate. Marrim një gotë, vendosim në fund pak çokollatë, ne vendosëm të kuqe, pak krem kaf çokollate, disa copa nga keku, dy vezë të vogla çokollate. Shtojmë prapë krem pane, copa keku, vezë çokollate. Në fund i vëmë pak pana të bardhë dhe dy vezë. Ju bëftë mirë dhe gëzuar Pashkët!/Dritare.net