Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Receta e së shtunës nga Edlira, angjinare të mbushura!

Receta e së shtunës nga Edlira, angjinare të mbushura!

Edlira ndau me ndjekësit e dritare.net një tjetër recetë të shijshme dhe të thjeshtë për t’u gatuar.

Angjinare të mbushura, gatimi që do t’ju bëjë të lëpini gishtat.

Receta e së shtunës nga Edlira, angjinare të mbushura!

Ja receta!

Përbërësit:

Majdanoz dhe kopër

Qepë të njoma

Vaj ulliri

Lëng limoni

Oriz

Nenexhik

Piper i zi dhe i kuq pluhur.

Ujë.

Përgatitja!

Fillimisht grijmë majdanozin, kopërin dhe qepët e njoma. Në një enë shtojmë vajin e ullirit dhe pak lëng limoni dhe e trazojmë.

Receta e së shtunës nga Edlira, angjinare të mbushura!

Vendosim tiganin në zjarr dhe shtojmë pak vaj ulliri, pastaj hedhim qepët e njoma dhe i skuqim vetëm pak.

Receta e së shtunës nga Edlira, angjinare të mbushura!

I heqim nga zjarri qepët dhe i hedhim në një enë ku shtojmë erëzat, majdanozin e kopërin e grirë, nenexhikun, pak piper të zi dhe të kuq pluhur, dhe orizin me të cilin do të mbushim angjinaret.

Receta e së shtunës nga Edlira, angjinare të mbushura!

Përbërjen që u formua e vendosim brenda angjinareve. Pasi i kemi mbushur mirë angjinaret, i vëmë në tenxheren ku do t’i gatuajmë dhe përsipër u hedhim salcën me vaj ulliri dhe limon. Shtojmë dhe pak kripë. Ndërsa i kemi vëmë në tenxhere, mes angjinareve vëmë bishtat e tyre që vala të mos i lëvizë ato. Në fund shtoni ujë deri në treçerekun e angjinareve. Lërini të zihen deri sa të jetë bërë orizi. Pastaj hiqini e vendosini në një pjatë. Ju bëftë mirë!/K.C/dritare.net