Receta e rekomanduar për mëngjesin e sotëm është omëletë me salmon. Kjo pjatë gatuhet lehtë dhe do të preferohet nga gjithë familja, si dhe është ideale për ta nisur ditën me një mëngjes plot proteina.
Përbërësit:
· 6 vezë
· 150 gr salmon të tymosur
· 150 ml ajkë
· Kripë
· Piper i zi
· 2 lugë gjelle vaj
· 2 lugë kopër
Përgatitja:
Fillimisht hidhni vezët në një enë dhe rrihni mirë deri sa të bëhen të njëtrajtshme, ku do të shtoni kripën dhe piperin. Më pas mbi vezët do të shtoni ajkën për gatim dhe këtë masë hidheni në tigan për pjekje. Pasi të omëleta të jetë pjekur mirë, mbi të shtoni salmonin. Sipas preferencës mund të shtoni koprën e grirë dhe omëleta është gati.
Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net