Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Receta e ditës/Biskota me portokall, plot shije!

Receta e ditës/Biskota me portokall, plot shije!

A keni thënë edhe sot gjatë ditës çfarë ëmbëlsire të gatuaj sot? Ne ju propozojmë një ide, biskota me portokall, një recetë mjaft e shijshme, që do gëzojë veçanërisht fëmijët. Për t'i argëtuar edhe ato, gatuani të gjithë bashkë sot, kështu që pasditja e kësaj të premte do të kalojë mjaft këndhsëm. Receta e marrë nga Arbana Osmani.

Receta e ditës/Biskota me portokall, plot shije!

Përbërësit:

100 gram gjalpë (temperaturë ambjenti)

130 gram sheqer

400 gram miell

1 vezë

Gjysmë pako fryrës ëmbëlsirash

Lëngu i dy portokalleve

Përgatitja:

Rrihni gjalpin me sheqerin, shtoni vezën pastaj shtoni dhe lëngun e portokallit dhe përzieni me rrahës. Më pas shtoni dhe miellin bashkë me fryrësin derisa të bëhet brumi. Punojeni me duar mirë e mirë, bëjeni top, mbulojeni me letër celofan dhe lëreni në frigorifer për një orë. Pasi të kalojë ora, nxirreni nga frigoriferi, formoni toptha dhe lyejini me sheqer pluhur. Futini në një tavë dhe piqini në furrën e nxehur 180 gradë, për 15 minuta./L.F-dritare.netReceta e ditës/Biskota me portokall, plot shije!