Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Receta e Arbanës hap pas hapi, për të gatuar gjelin me përshesh, që të habisësh këdo!

Receta e Arbanës hap pas hapi, për të gatuar gjelin me

Ka disa lloje për të gatuar gjelin e detit me përshesh, tradicionalja për festën e Vitit të Ri. Zona të ndryshme, kanë mënyra të ndryshme. Arbana Osmani, që gjithë vitin e sidomos në karantinë, na ka treguar receta nga më të ndryshme, këtë herë ka treguar se si e gatuan ajo gjelin e detit. Pak po e sigurt, që me këtë recetë pjata kryesore e natës së sotme, do të jetë fantastike.

Për kulaçin:

1 kg miell

500 gramë kos

Gjysmë luge çaji sodë buke

Gjysmë luge gjelle kripë

Ujë

Receta e Arbanës hap pas hapi, për të gatuar gjelin me

Përgatitja:

Vëmë brumin që duhet të jetë i fortë dhe e shtrijmë në një tavë të lyer me vaj ulliri. E pjekim në 200 gradë, për 30-35 minuta. Pasi të piqet e thërrmojmë me duar sa është i nxehtë. Mos e lini të ftohet, sepse është e vështirë të thërrmohet.

Receta e Arbanës hap pas hapi, për të gatuar gjelin me

Për lëngun e kulaçit:

Kaurdisni një qepë të kuqe të grirë imët në 100 gramë gjalpë në temperaturë të ulët. Shtoni aty të brendshmet e gjelit, të prera në copa të vogla dhe skuqini bashkë me qepën. Hidhni kripë, piper, rigon dhe plot nenexhik të thatë. Shtoni lëngun që ka lëshuar gjeli gjazë pjekjes dhe 2 gota ujë. Ziejini për 15 minuta në temperaturë mesatare. Kulaçin e thërrmuar vendoseni në një tenxhere të madhe, hidhini lëngun e nxehtë dhe përziejini fort me lugë druri për disa minuta.

Receta e Arbanës hap pas hapi, për të gatuar gjelin meReceta e Arbanës hap pas hapi, për të gatuar gjelin me

Për gjelin:

Pasi ta lyeni mirë e mirë me kripë dhe gjalpë, mbusheni me molle, karota, limon, qepë dhe selino.

Receta e Arbanës hap pas hapi, për të gatuar gjelin me

Gjelin do ta piqni me gjoksin poshtë në këtë mënyrë:

30 minuta me 200 gradë

75 minuta me 160 gradë

75 minuta 120 gradë

5 minuta 250 gradë

Receta e Arbanës hap pas hapi, për të gatuar gjelin meReceta e Arbanës hap pas hapi, për të gatuar gjelin me

Receta e Arbanës hap pas hapi, për të gatuar gjelin meReceta e Arbanës hap pas hapi, për të gatuar gjelin me

Mos e hapni furrën orë e minutë dhe as mos e shpini gjelin gjatë gjithë kohës. Arbana thotë se nëse veproni në këtë mënyrë nuk ka asnjë mundësi që gjeli të jetë i papjekur./L.F-dritare.net