Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Puding me banane dhe fara chia për mëngjes!

Puding me banane dhe fara chia për mëngjes!

Receta e rekomanduar këtë mëngjes është puding me banane dhe fara chia. Kjo pjatë gatuhet lehtë dhe është mjaft e shijshme dhe e shëndetshme për gjithë familjen.

Përbërësit:

· 1 filxhan ujë

· 2-1 / 2 filxhan çaji fara Chia

· 2 banane

· 1 filxhan qumësht kokosi

· 1/2 lugë kanellë

· Kripë

Përgatitja:

Përzieni farat chia me ujë në një kavanoz dhe lërini mënjanë për 30 minuta.

Për pudingun duhet që fillimisht në një tas të hidhni, banane dhe qumësht kokosi dhe rrihini bashkë deri sa të krijohet një smothie. Hidhni përzierjen e bananes në një tas dhe shtoni në të kanellë, kripë dhe xhelin e farave chia. Mbajeni frigorifer dhe shërbejeni të ftohtë. Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net