Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Për të pasur fat në 2025-ën, hani lakrorin e Mahires!

Për të pasur fat në 2025-ën, hani lakrorin e Mahires!

12 kokrra rrushi, një shegë e çarë në prag të derës, një pjatë thjerrëza. Këto janë disa nga gjërat që hamë ne shqiptarët natën që ndërrohen vitet, për të pasur më shumë fat dhe para vitin që vjen. Tani do ju tregojmë edhe një gatim tjetër që do ju sjellë fat këtë Vit të Ri. Lakrori me 12 lloje lakrash. Një nga gatimet që kurrsesi nuk mungon në tryezën e Vitit të Ri të shqiptarëve është lakrori. 12 llojet e lakrave simbolizojnë 12 muajt e vitit.

Për të pasur fat në 2025-ën, hani lakrorin e Mahires!

Nëse hani byrekun me 12 lakra do të keni fat dhe para gjithë vitin. Ama nëse doni një vend, që qan gatimin e këtij lakrori, jua themi ne. Është Lisi i Prokopisë, në Berat. Zonja Mahire gatuan çdo ditë lakror me 12 lloje lakrash, sepse edhe turistët e pëlqejnë shumë. Në një bisedë me gazetaren e DritareTV, Marina Kërçeli, zonja Mahire tregon si e bën ajo lakrorin që e pëlqejnë kaq shumë turistët, e sidomos ata të huajt.


“Specialiteti ynë është lakrori me 12 lloje lakrash të egra që unë i mbledh vetë. Janë edhe kulaçet, edhe yshmeri. Lakrori me 12 petë është i preferuari i turistëve.

Unë kam përgatitur brumin me vezë dhe qumësht, pasi kam hapur petët në mes të tyre kam hedhur masën me lakra, të cilat po ashtu kanë qumësht. Pastaj është ajo pjekja në saç që i jep tjetër shije.”, thotë zonja Mahire./K.C/dritare.net