Sot në Ditën e Shën Valentinit, Edlira Ruzi ka një recetë speciale për ju. Gatuani letrat e dashurisë dhe i shpërndani te njerëzit e zemrës!
Më poshtë receta!
Përbërësit!
250 gr miell
180 gr gjalpë (i ftohtë)
10 gr sheqer
1/2 luge kafeje me kripë
80 ml ujë (i ftohtë)
Reçel për mbushjen sipas dëshirës
Përgatitja
Te sasia e miellit shtojmë 10 gr sheqer, pak a shumë një lugë gjelle. Gjysmë luge kripë dhe e përziejmë. Aty do të shtojmë sasinë gjalpit direkt nga frigoriferi, dhe përziejmë me duar deri sa të bëhet bëhet një mase si rërë e lagur. Ne fund shtojmë ujin dhe atë shumë të ftohtë. E punojmë deri sa mielli të lidhet, jo më shumë. Nëse shihni se ka copëza gjalpi nëpër të, lërini ashtu sepse kjo na garanton që brumi do jetë shumë i shkrifët. E mbështillni me qese dhe e lini në frigorifer për të paktën 2 orë. Më pas hapni një petë të hollë rreth 3 mm dhe prisni katrore të cilët i mbushni me nga një gjysme luge gjelle reçel dhe i palosni si zarfe. Nëse kjo do ju marrë shumë kohë, dhe brumi do të zbutet, futini katroret në frigorifer që të ngurtësohen dhe të punoni më lehtë. Në fund i lyeni me pak të verdhe veze dhe i piqni në 190 grade për rreth 15 minuta.
Dërgojuani njerëzve tuaj të dashur ose edhe vetes. E meritoni një letër dashurie, të ëmbël./dritare.net