Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Për një drekë të shpejtë, Edlira ju sugjeron fërgesë me speca e gjizë!

Për një drekë të shpejtë, Edlira ju sugjeron

Për ju që jeni ende në dilemë se ç'të gatuani për drekë, ne kemi një recetë të shpejtë dhe të thjeshtë për ju. Fërgesë me speca dhe gjizë nga Edlira Ruzi.

Receta!

Është një gatim pak më ndryshe se fërgesa tradicionale. Por duke qenë se përmban të njëjtët përbërës mund ta quajmë fërgesë.

Presim së gjati specat duke krijuar si varkeza që do të mbushen me harxhin. Përziejmë në një tas gjizën “Cottage cheese” Exquisa me vezë dhe djathë Grana Padano të grirë ose një tjetër lloj djathi sipas preferencës tuaj. Mbushim specat me këtë përzierje. Ndërkohë në një tigan kaurdisim pas qepe shtojmë domaten e grirë ose domate të konservuara, pak kripe si dhe erëzat që preferoni. Kur salca të gati, vendosim sipër saj specat e mbushur me gjizë dhe i fusim në furre deri sa të marrin një ngjyre të bukur të artë, rreth 20 minuta./K.C/dritare.net