Një recetë ideale për të dielën tuaj, e shpejtë, e shijshme dhe e shëndetshme!
E Diel 12 Shkurt 2023, 12:12
Dritare.net
Për të dielën tuaj mund të zgjidhni të gatuani një recetë të shpejtë, por plot shije dhe e shëndetshme.
Salmon me perime në tavë.
Me një tavë hidhni patate të prera sipas dëshirës, speca 3 ngjyrëshe( jeshile, të kuqe, të verdha) dhe kungull të njomë. I marinojmë me kripë, piper të zi, piper të kuq, pak rigon dhe pak rozmarinë, në fund i shtojmë dhe vaj ulliri. I përzjejmë dhe sipër tyre vendosim copat e salmonit të cilave u hedhim gjithashtu kripe, piper të zi, vaj ulliri dhe një fetë limoni sipër.
E fusim tavën në furrë për 40minuta në 180C./A.ZH-dritare.net