Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Muffins me djathë, receta ideale për darkën e së shtunës!

Muffins me djathë, receta ideale për darkën e së

Jeni në mëdyshje se çfarë të gatuani sot për darkë? Dritare.net ka një sugjerim për ju. Muffins me djathë grongozola, arra dhe dardha. Po, po me djathë, pasi muffins nuk janë vetëm të ëmbël, por dhe të kripur.

Muffins me djathë, receta ideale për darkën e së

Nertila e “Artit të gatimit” gatoi posaçërisht për ndjekësit e dritare.net këtë recetë kaq të shijshme.

Muffins me djathë, receta ideale për darkën e së

Është një kombinim në shije, nga ato që rrallë provoni, kombinim i të kripurës me të ëmblën.

Muffins me djathë, receta ideale për darkën e së

Ja receta!

Përbërësit

250 gram miell

200 gram djathë grongozola ose djathë tjetër i butë

2 dardha

60 gram djathë parmixhano i grirë

100 gram arra

2 vezë

200 ml qumësht

60 gram gjalpë

Kripë

Muffins me djathë, receta ideale për darkën e së

Përgatitja:

Fillimisht shkrini gjalpin. Pasi ta shkrini lëreni të ftohet. Në një enë hidhni miellin, shtoni në të djathin parmixhano, arrat, të cilat duhet t’i shtypni pak me dorë dhe pak maja për fryrje. Pastaj shtoni dhe dardhat e prera në copa të vogla, djathin grongozola dhe kripën. Në një enë tjetër përzini bashkë përbërësit e lëngshëm. Fillojeni me rrahjen e vezëve. Te vezët shtoni ngadalë edhe qumështin. Pastaj shtoni gjalpin e ftohur dhe përziejeni. Masën e lëngshme shtojeni tek ena me përbërësit e thatë, pak nga pak, ndërsa e përzini. Pasi të jetë krijuar një masë homogjene, do të jetë gati për ta hedhur në tavën për muffins. Vendosni letrat e kuzhinës, e nëse nuk keni, mund ta lyeni enën me vaj ose gjalpë që të mos ngjisë.

Muffins me djathë, receta ideale për darkën e së

Kur ta keni gati tavën shtoni me lugë edhe përbërjen. Futeni të piqet për 20 minuta në 180 gradë. Pasi të jenë pjekur mirë, nxirrini nga tava dhe vendosini në pjatë.

Muffins me djathë, receta ideale për darkën e së

Mund t’i shërbeni siç janë, për një aperitiv mes miqsh, ose mund t’i shoqëroni me një salcë me 4 djathërat. Ju bëfshin mirë!/dritare.net