Kek me boronica dhe bajame, Arbana Osmani ju tregon recetën!
Dritare.net
Moderatorja Arbana Osmani ka sjellë një tjetër recetë të shijshme për ndjekësit e saj, të cilët janë treguar shumë kuriozë pas kekut me boronica dhe bajame. Moderatorja pa hezituar ka publikuar në story hapat e shpejtë për përgatitjen e kekut. Për të gjithë përgatitjen e ëmbëlsirës Arbanën, duket se e ka ndihmuar me qejf të madh djali i saj Joni.
Përbërësit për kekun me boronica dhe bajame:
250g miell
200g sheqer
150ml vaj luledielli
1 pako fryrës për ëmbëlsira
4 vezë
50g bajame të grira
boronica (sa të doni)
Përgatitja
Pasi përzjejmë vezët me sheqerin, shtojmë miellin dhe fryrësin e ëmbëlsirës. Më pas vajin dhe bajamet e grira. Sipas dëshirës mund të shtoni dhe pak qumësht, ndërsa në fund hedhim boronicat. Pas përzjerjes, tavën e kekut e vendosim për pjekje në 180 gradë për rreth 30-35 minuta./M.T/dritare.net