
Kafeja Dalgona, simboli i të karantinuarve në Korenë e Jugut, ja si ta përgatisni atë!
Dritare.net
Përgatitja e kafesë koreane, u bë shumë shpejt një trend në internet. Në Seul, mëngjesi niste gjithmonë me një kafe, të shoqëruar me miq apo kolegë. Por me shpërthimin e koronavirusit, rutina ndryshoi. Quhet kafeja Dalgona, që mesa duket, tashmë nuk është vetëm e preferuara e koreanëve, por e evropianëve, amerikanëve, apo e kujtdo tjetër.
Çfarë ka të veçantë kjo kafe?
Ajo përgatitet me masa të njëjta, kafeje, sheqeri dhe uji. Përbërësit:
Dy lugë kafeje
Dy lugë sheqe dhe dy lugë ujë
Kafeja duhet të jetë nga ky lloji si në foto, që mund të gjendet fare lehtë edhe me bustinë.
Më pas përzihet me rrahëse elektrike. Nëse nuk ju gjendet një e tillë, fare mirë mund ta rrihni edhe me një lugë. Vetëm se do t’ju marri pak më shumë kohë. Masa e formuar është si një krem.
Mbushni deri në gjysmë një filxhan me qumësht, më pas shtoni nga kremi i formuar më parë. Përziejeni dhe kafeja është gati. Më poshtë ju sjellim edhe një video ilustruese./L.F-dritare.net

















