
Ja si të gatuani supën magjerica, pjatë tradicionale e Pashkëve ortodokse!
Dritare.net
Në çdo festë, tema kryesore janë gatimet e mira, por disa festa kanë gatimet e tyre speciale të cilat janë kthyer në traditë në familjet shqiptare.
Për shembull për Pashkë, besimtarët orthodoksë duhet të kenë patjetër në tryezë supën magjerica. E dini recetën?
Përbërësit
500 gram të brendshme qingji
1 lugë gjelle gjalpë
1 limon të shtrydhur
1 vezë
1 filxhan oriz
1 tufë koper
disa fletë spinaq
½ qepë të njoma
Kripë, piper
Përgatitja
Si fillim lani mirë të brendshmet dhe i prisni në copa të vogla. I vendosni në një tenxhere me ujë për t'i zier.
Pas kësaj në një tigan skuqni qepën me pak vaj dhe shtoni të brendshmet. I lini të skuqen për disa minuta dhe shtoni gjalpin. Më pas shtoni orizin dhe pak kripë dhe lihen të ziejnë. E përzieni mirë dhe e hiqni nga zjarri. Në një enë trazoni lëngun e limonit me vezën dhe ia shtoni magjericës. Nga fundi i shtoni koprën e grirë imët, fletët e spinaqit dhe piperin./dritare.net

















