Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Ja receta për të gjetur freskinë në një gotë kokteili!

Ja receta për të gjetur freskinë në një gotë

Një pije rozë, verore për t'iu përshtatur lulëzimit të një peme shumë të veçantë.

Duke marrë frymëzim nga një pemë kedri e mbjellë 20 vjet më parë nga mjeku Daniel Shipton, kjo pije përfaqëson frymën e kësaj vere: luleshtrydhe aromatike dhe aperol shumëngjyrësh vijnë së bashku për të sjellë një frymën e argëtimit tuaj të zgjedhur, qofshin ato të një prekje aromatike kiliane ose të një xhini freskues, klasik.

Ja receta për të gjetur freskinë në një gotë

Kokteili i quajtur "Cedar Bloom” ose ndryshe lulëzimi i kedrit, një bimë tepër e ngjashme me atë të pishës.

Receta për një gotë:

2 luleshtrydhe, plus ekstra luleshtrydhe shtesë për zbukurim

20ml shurup për kokteil

35ml xhin

20ml Aperol

25ml lëng limoni

Ja receta për të gjetur freskinë në një gotë

Përzieni luleshtrydhet me një “shaker” për përgatitje kokteili, pastaj hidhni shurupin, pasuar nga xhini,Aperol dhe lëng limoni. Shtoni një grusht të madh akulli, tundeni me forcë, pastaj kullojeni në një gotë të mbushur me më shumë akull. Zbukurojeni me gjysmën e luleshtrydhes. Tani shijojeni!/M.T/dritare.net