Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Gatuajmë byrek të hapur me kungulleshka, me Edlirën!

Gatuajmë byrek të hapur me kungulleshka, me Edlirën!

Të shtunën, dreka duhet patjetër të jetë ndryshe nga vaktet e tjera të javës. Dhe çfarë më mirë mund të shijojë sesa kungulleshat, të cilat janë të sezonit.

Për t’ju treguar sesi t’i gatuani, kush më mirë se Edlira Ruzi mund ta bëjë. Ajo na ka zbuluar një recetë të shijshme, të cilën e gjeni më poshtë.

Gatuajmë byrek të hapur me kungulleshka, me Edlirën!

Përbërësit:

- 4 petë byreku

- 500 gr kungulleshka dhe lulet e tyre nga Mrizi i Zanave

- 400 gr kos ose 1 filxhan çaji plot

- 200 gr gjizë

- 100 gr djathë kackavall nga Mrizi i Zanave

- 2 vezë

- 1 qepë e njomë

- Vaj ulliri+kripë

Gatuajmë byrek të hapur me kungulleshka, me Edlirën!

Përgatitja:

Pastrojmë lulet e kungullit duke u kujdesur të hiqet pistili dhe të lahen mirë dhe nga brenda. Presim kungulleshkat dhe i kavërdisim lehtësisht sa të zbuten pak e të lëshojnë aromën karakteristike.

Gatuajmë byrek të hapur me kungulleshka, me Edlirën!

Në një tas shtojmë gjizen, kosin dhe 2 vezë, duke i perzjërë mirë. Shtojme 1 qepë të njome të grirë. Djathin e kackavallit e presim në kubikë dhe ja shtojmë masës, bashkë me kungulleshkat e fërguara.

Gatuajmë byrek të hapur me kungulleshka, me Edlirën!

Nëse keni mjaftueshëm lule kungulli, një pjesë i lëmë për dekorim dhe pjesën tjetër mund ta presim dhe t’ja shtojmë masës.

Gatuajmë byrek të hapur me kungulleshka, me Edlirën!

Në një tavë rrethore shtrojmë petët duke i lyer me vaj. Nëse keni zgjedhur peta të pjekura dhe janë të plota, 4 copë do t’ju mjaftojnë.

Gatuajmë byrek të hapur me kungulleshka, me Edlirën!

Mbi peta hidhni harxhin dhe vendosni sipër lulet që ruajtem për dekorim. E piqni në temperaturë 180 gradë derisa të mpikset mirë harxhi dhe petet e lulet të marrin ngjyrë të kuqerremtë. Ju bëftë mirë!/E.B-dritare.net