Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Gatuaji këto biskota, edhe fëmijët do t'i adhurojnë!

Gatuaji këto biskota, edhe fëmijët do t'i adhurojnë!

Ju ka shkuar mendja për diçka të ëmbël por pa shumë kalori të shtuara? Sjellim për ju recetën e biskotave që të shkrijnë në gojë. Sekreti për këto biskota fantastike qëndron tek luleshtrydhet!

Pasi i kemi larë luleshtrydhet, i pastrojmë dhe i presim në feta. Më pas në një enë të thellë shtojmë vezën dhe sheqerin dhe me ndihmën e rrahëses trazojmë derisa të jenë tretur. Më pas shtojmë vajin, miellin dhe pluhurin pjekës (baking powder) teksa vazhdojmë trazojmë. Në fund shtojmë luleshtrydhet dhe me ndihmën e një spatule trazojmë dhe lidhim masën. Në fund shtojmë lëngun e portokallit dhe me dorë formojmë disa toptha të vegjël. Në një tavë rendisim topthat që kemi formuar dhe në furrën e parangrohur vendosim biskotat. Pjekim për 15 minuta në 180°C derisa biskotat të marrin një ngjyrë kafe të lehtë. I heqim nga furra dhe i servirim. Biskotat janë gati!/dritare.net