
Gatimet e Edlirës, që i dhanë shije karantinës sonë!
Dritare.net
Kur të gjithë shqiptarët u karantinuan në mars, dritare.net po kërkonte për mënyra sesi të jemi sa më të dobishëm për ndjekësit tanë. Kështu që, menduam se çfarë do të donin të shikonin, dëgjonin dhe shijonin ndjekësit tanë ditët kur ishin të mbyllur në shtëpi.
Gatimi është një nga gjërat më të shpeshta që bëjmë në shtëpi, sidomos këto kohë. Ndaj dhe sollëm për ju recetat më të shijshme. Si gatimet e Edlira Ruzit nuk ka!
Aq të mira dhe të shijshme, sa lëng na shkonte goja neve dhe gjithë ndjekësve të dritares. Pasi i gatuante Edlira, fillonim edhe ne.
Me zërin e saj të ëmbël dhe të qetë, Edlira vinte çdo drekë dhe darkë në shtëpi tona, për të na treguar recetën e radhës.
Gjella me qiqra dhe bukëvalja, ishin të preferuarat e ndjekësve tanë. Të cilat sa i mbaroi Edlira, nisën dhe ata t’i bëjnë në shtëpi.
Ama nuk kishte si byreku me kuçkulla që na kujtoi kohën kur i gatuante gjyshja. Jo vetëm neve, por edhe ndjekësve të dritares, të cilët tregonin me nostalgji kohën kur gjyshet e tyre bënin këtë byrek të shijshëm, që e gatuajnë vetëm disa krahina të vendit.
Por Edlira e çoi në shtëpinë e shumë shqiptarëve, edhe atyre që nuk e dinin se çfarë ishte ky byrek me koçkulla.
Por dhe specat me bollgur dhe biskotat me arra u pëlqyen shumë, po shumë ama.
Edlira dhe gatimet e saj që na bënë të lëpimë gishtat do të jenë edhe herë të tjera me ju. Ndaj vazhdoni të na ndiqni!/K.C/dritare.net

















