
Zbuloni çfarë shpreh ngjyra e syve për ju dhe prejardhjen tuaj!
Dritare.net

Nëse jeni kurioz të dini se çfarë shprehin sytë tuaj, duke qenë se shpesh kemi dëgjuar se ato janë ‘pasqyra e shpirtit’, atëherë zbulojeni përmes këtij artikulli.
Por cila është historia e vërtetë e ngjyrës së syve tuaja dhe numri i nuancave të pafundme.
Sytë kafe ekzistonin para gjithë të tjerëve
Sado e çuditshme të duket, të gjithë njerëzit kishin vetëm sy kafe në një moment të historisë . Më pas, një mutacion gjenetik ndodhi në gjenin që përcakton ngjyrën e syve, i cili zvogëloi prodhimin e melaninës deri në pikën ku nuk ishte e mjaftueshme për t'i ngjyrosur sytë kafe -dhe kështu u shfaqën për herë të parë ata në ngjyrë blu.
Të gjithë njerëzit me sy blu kanë një paraardhës të përbashkët
Një mutacion i vetëm në gjenet që prodhojnë melaninë dha variacione të panumërta të ngjyrës blu, jeshile, gri dhe lajthi. Për më tepër, ky mutacion gjenetik ka qenë i lidhur me një paraardhës të përbashkët . Shkencëtarët besojnë se ky paraardhës ishte një evropian nga rajoni i Detit të Zi i cili ndoshta ka jetuar midis 6000 dhe 10000 vjet më parë . Përqindja e njerëzve me sy blu sot në Evropë varion midis 20% dhe 40% ndërsa vetëm 8% deri në 10% e njerëzve në mbarë botën kanë sy blu. Sytë blu janë më të zakonshëm në Evropën Veriore. Evolucioni i ngjyrës së syve korrespondon me migrimet e paraardhësve tanë, sipas Bright Side.
Më pak se 1% e njerëzve kanë sy gri
Deri vonë, besohej se një gjen i vetëm ishte përgjegjës për ngjyrën e syve tanë. Por, siç rezultoi ka rreth 16 gjene në lojë kur përcaktohet ngjyra e syve, të cilat mund të prodhojnë disa nuanca të rralla dhe unike, si grija. Edhe pse sytë gri mund të duken "blu" në shikim të parë, ndryshe nga sytë blu të pastër, ata priren të kenë njolla kafe dhe ari.
E gjelbra gjendet më shpesh në Evropën Veriore dhe Qendrore
Me vetëm 2% të popullsisë së botës me sy të gjelbër, kjo ngjyrë është më pak e zakonshme në mesin e ngjyrave natyrale të syve. Edhe pse sytë e gjelbër mund të shfaqen natyrshëm në të gjitha rreth 16% e njerëzve me sy të gjelbër janë me prejardhje gjermane dhe kelte .
Ngjyra e syve qelibar është ndër ngjyrat më unike
Shpesh sytë qelibar i përkasin familjes së syve "kafe", por ata kanë disa karakteristika unike. Ajo që i dallon nga grupi i syve lajthi dhe kafe është fakti se nuk përmbajnë nuanca kafe, portokalli ose jeshile . Ndryshe nga sytë lajthi që mund të duken se kanë nuanca të ngjyrave të ndryshme, nuanca e syve të qelibarit është gjithmonë ari i pastër. Ata me ngjyrë qelibar shpesh kanë prejardhje spanjolle, amerikano-jugore, afrikano-jugore ose aziatike./M.K-dritare.net

















