
Vrima e zezë/ Fotografia e parë e përbindëshit të Rrugës së Qumështit!
Dritare.net
Kjo është vrima e zezë gjigante që jeton në qendër të galaktikës sonë, e fotografuar për herë të parë.
I njohur si Shigjetari A*, objekti është katër milionë herë më i madh se masa e Diellit tonë.
Ajo që shihni është një rajon qendror i errët ku ndodhet vrima e zezë, e rrethuar nga drita që vjen nga gazi super i nxehtë i përshpejtuar nga forcat e pafundme gravitacionale.
Unaza është afërsisht sa madhësia e orbitës së Mërkurit rreth yllit tonë. Pra rreth 60 milion km, ose 40 milion milje, gjerësi. Për fat të mirë, ky përbindësh është shumë larg - rreth 26,000 vite dritë në distancë - kështu që nuk ka asnjë mundësi që ne të kemi ndonjë rrezik.
Është imazhi i tyre i dytë i tillë pasi publikuan në vitin 2019 një foto të vrimës së zezë gjigante në zemër të një galaktike tjetër të quajtur Messier 87, ose M87 . Ai objekt ishte më shumë se një mijë herë më i madh pra 6.5 miliardë herë më shumë se masa e Diellit tonë./M.K/dritare.net

















