
Video/ Zgjidhja për xhama të ngrirë? Një qese me ujë!
E Diel 23 Janar 2022, 17:05
Dritare.net
Tani që temperaturat janë ulur, ka rënë borë dhe ngrica ka mbërthyer vendin, xhamat e makinave dhe dritareve janë të ngrira. Është një punë e bezdisshme që të shkrish xhamat, për më tepër kur është edhe shumë ftohtë. Kjo është zgjidhja ideale për ju.
E gjitha çfarë ju duhet është një qese ujë.
Si ta bëni? Mbushni një qese plastike me ujë të vakët, jo të nxehtë. Pastaj me kujdes vendoseni te xhami i ngrirë dhe lëvizeni. Do të vini re se akulli do të shkrihet dhe xhami do të jetë i pastër. Pasi shkrin akulli, fshijeni me një leckë të thatë./L.F-dritare.net

















