Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Vezët e Pashkëve, ja çfarë duhet të dini! 

Vezët e Pashkëve, ja çfarë duhet të dini! 

Vezë e dekoruara që shkëlqejnë dhe gjueta e vezëve për Pashkë, janë bërë pjesë kremtuese e Pashkëve.

Në shumë kultura të botës, veza është një simbol i jetës së re, pjellorisë dhe rilindjes. Për mijëra vjet, iranianët dhe vende të tjera kanë zbukuruar vezë në Novruz, Viti i Ri iranian që bie në ekuinoksin pranveror, informon dritare.net.

Vezët e Pashkëve, ja çfarë duhet të dini! 

Disa thonë se veza e Pashkëve ka rrënjë pagane. Para se krishterët të festonin ringjalljen e karishtit, disa argumentonin se paganët e lashtë në Evropë shikonin Ekuinoksin Pranveror si kthimin e Zotit të diellit, një rilindje të dritës.

Disa gjithashtu tregojnë për një murg anglez, i cili shkroi historinë e parë të krishterimit në Angli, ai argumentoi se edhe fjala Pashkë rrjedh nga një perëndeshë pagane e quajtur "Eostre".

Vezët e Pashkëve, ja çfarë duhet të dini! 

Dijetarët kanë vënë në dukje se ka pak ose aspak dëshmi për një perëndeshë të tillë përvecse në shkrimet e murgut. Gjithashtu, në shumicën e gjuhëve të tjera fjala Pashkë rrjedh edhe nga greqishtja dhe latinishtja, informon dritare.net.

Për të krishterët, veza e Pashkëve është simbol i ringjalljes së Jezu Krishtit. Pikturimi i vezëve të Pashkëve është një traditë veçanërisht e dashur në kishat, ku vezët janë lyer me ngjyrë të kuqe për të përfaqësuar gjakun e Jezu Krishtit që u derdh në kryq.

Vezët e Pashkëve, ja çfarë duhet të dini! 

Vezët bekohen nga prifti në fund të vigjiljes së Pashkëve. Për më tepër, krishterët historikisht nuk duhet të hanin vezë dhe mish gjatë Kreshmës, dhe Pashkët ishin shansi i parë për të ngrënë vezë pas një periudhe të gjatë.

Gjuetia e vezëve të pashkës dhe pikturmi i vezëve janë dy tradita të lidhura me Pashkët. Gjueti e vezëve përfshin fshehjen e vezëve jashtë nga fëmijët për të vrapuar dhe për t’i gjetur në mëngjesin e Pashkëve. Në Shtetet e Bashkuara, Easter Roll Egg është një ngjarje vjetore që mbahet në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë çdo të hënë pas Pashkëve./M.T/dritare.net