Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Unë kujdesem për njerëzit në ditët e fundit të jetës. Çfarë dua të dini për vdekjen!

Unë kujdesem për njerëzit në ditët e fundit të

Lisa Kanarek, Huffington Post

Lisa Kanarek është një një kujdestare që ndihmon njerëzit në fazën e fundit të jetës së tyre, zakonisht pacientë në azile. Pas përvojës personale me vdekjen e babait të saj, ajo vendosi të bëhej kujdestare për të ofruar mbështetjen që vetë nuk e kishte kur po përballej me humbjen.

Babai i saj i kaloi ditët e fundit në shtëpi nën kujdesin e azilit. Lisa u ndje e papërgatitur kur iu kërkua të vendosë morfinë për ta mbajtur të qetë, duke përjetuar frikë dhe pasiguri. Pasi babai i saj ndërroi jetë ndërsa ajo dhe e ëma ishin larguar për pak minuta, ndjeu një ndjenjë faji që e shoqëroi për shumë kohë.

Kjo përvojë e shtyu të kuptonte më shumë mbi procesin e vdekjes. Ajo ndoqi një trajnim për t’u bërë kujdestare dhe më pas filloi të punonte me pacientë të tjerë në fund të jetës. Në këtë rrugëtim, Lisa adoptoi edhe një qen të moshuar, Gaia, i cili u bë pjesë e punës së saj si qen terapie për pacientët.

Puna e saj i mësoi se shumë njerëz nuk janë të përgatitur për vdekjen, dhe shpesh nuk e dinë që tingujt e fundit të frymëmarrjes apo mungesa e lëvizjeve janë pjesë normale e procesit të vdekjes. Ajo thekson se dëgjimi është zakonisht ndjesia e fundit që largohet, prandaj është e rëndësishme që familjarët të flasin me të dashurit edhe në momentet e fundit.

Një tjetër mësim që ndau është se shumë njerëz vdesin pikërisht kur të dashurit largohen nga dhoma, siç ndodhi me babanë e saj – një fenomen i zakonshëm që ajo e mësoi gjatë trajnimit.

Përmes këtij profesioni, Lisa ka mësuar ta pranojë vdekjen jo si diçka për t’u frikësuar, por si një realitet që i jep më shumë kuptim jetës. Ajo tashmë ka përgatitur një dosje me të gjitha detajet për fundin e jetës së saj, për të lehtësuar barrën emocionale dhe praktike që mund të kenë fëmijët apo bashkëshorti kur ajo të mos jetë më.

Përmes përvojës personale dhe profesionale, ajo synon të ndihmojë familjet të jenë më të përgatitura dhe të përjetojnë më pak frikë e pasiguri në momentet e fundit të jetës së një të dashuri./L.F-dritare.net