Turistët vendosën. Ja kush është qyteti më miqësor në botë!
Dritare.net
Melburni ka pasur një vit mbresëlënës dhe duket se ka lënë shumë mbresa tek vizitorët në vitin 2022. Një nga lagjet e tij është cilësuar si lagja më ‘interesante’ në Australi.
Kështu, ky qytet u konsiderua nga turistet si qyteti “me miqsor në botë”, ndërkohë që, një barist i Melburnit u kurorëzua edhe kampion i “World Barista Competition”.
Melburni triumfoi mbi 23 nga qytetet më të vizituara anembanë globit (përfshirë Sidney) për qytetin më miqësor në botë.
Fituesit u vendosën sipas një sërë faktorësh: lumturia e banorëve, siguria, atraksionet kryesore dhe hotelet me vlerësimin më të lartë. Duke përdorur kriteret e tij miqësore për qytetin, këshilluesi i planifikimit urban William Russell, e shënoi Melburnin një qytet miqësor me rezultatin 6.06.
Russell deklaroi se:
“Melburni është një qytet që po ecën përpara me rritje të shpejtë dhe njihet si një qytet plotësisht i hapur, gjithëpërfshirës dhe konkurrues, si dhe një vend mikpritës për të gjitha komunitetet.”/M.K – dritare.net