Themeluesja e Bumble: Ju mund t’i ktheni në biznese fitimprurëse pasionet tuaja
Dritare.net
Sipas Whitney Wolfe Herd, themelueses dhe CEO-s së Bumble, çdokush mund të fillojë diçka të tijën në kohën e lirë dhe më vonë ta kthejë atë në një biznes fitimprurës. "Ju mund të fitoni para nga çdo gjë," tha Wolfe Herd, e cila krijoi Bumble, një biznes tanshmë me vlerë mbi 7 miliardë dollarë. ''Për ta filluar duhet të kuptoni se çfarë keni pasion", tha ajo, "dhe nëse jeni vërtet të mirë në të, ka gjithmonë një mënyrë për ta kthyer atë në një biznes". Për shembull, "ndoshta ju jeni një kuzhinier shumë i mirë dhe mund të filloni një blog gatimi, pastaj filloni të tarifoni recetat. Varet nga talentet tuaja, çfarëdo që të jenë ato. ”
Kevin O'Leary gjithashtu rekomandon të punoni për diçka që jeni i apasionuar, që e keni talent dhe që për të cilën ka kërkesë. ‘‘Shisni një të mirë ose shërbim tek i cili jeni shumë i mirë," tha ai. Disa nga punët part-time më të kërkuara për momentin janë kurset mësimore, shkrimet e CV-ve dhe menaxhimi i mediave sociale, si dhe shumë të tjera. "Unë mendoj se çdokush mund të bëjë para në diçka që është i mirë", thotë Wolfe Herd.
Wolfe Herd e nisi Bumble në 2014 pasi u largua nga Tinder, ku ishte nënkryetare e marketingut. Fillimisht ajo dëshironte të krijonte një platformë mediash sociale që synonte vajzat adoleshente, ku ato mund të komunikonin vetëm përmes komplimenteve. Por me njohuritë e saj dhe përvojën në marketing ajo në fund krijoi Bumble, një aplikacion takimesh që i linte gratë të bënin lëvizjen e parë dhe që sfidoi normat e takimeve tradicionale.Në vitin 2016, Bumble filloi të fitojë para duke ofruar mundësi për blerje brenda aplikacionit. Sot, Bumble ofron ato opsione dhe më shumë, të cilat variojnë nga 5,99 dollarë deri në 199,99 dollarë. Bumble pati 376.6 milion dollarë të ardhura në nëntë muajt e parë të vitit 2020, me një humbje neto prej 84.1 milion $. Gjatë 2019, Bumble kishte 362.6 milion dollarë të ardhura dhe një fitim neto prej 68.6 milion dollarë.Në ofertën e tij fillestare publike, Bumble mblodhi 2.2 miliardë dollarë nga investitorët, dhe nga ana tjetër, e bëri Wolfe Herd një nga miliarderet më të reja në botë që në moshën 31-vjeçare. "Duhet ta fillosh diku", tha Wolfe Herd. "Vetëm gjeni pasionin tuaj dhe mbështetuni në të." /S.F.-dritare.net