
Pse i tronditi amerikanët, telefoni inteligjent në Kinë!
Dritare.net

Qeveria e SHBA-së ka nisur hetimet në lidhje me telefonin inteligjent të Kinës, Huawei Mate 60 Pro.
Sipas CNN, kjo pajisje ka tronditur ekspertët e industrisë pasi ende nuk e kuptojnë se si kompania ishte në gjendje për të prodhuar një cip të tillë, pasi SHBA kishte kohë që po përpiqej ta realizonte këtë.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan në një konferencë për mediat tha se Shtëpia e Bardhë po kërkon më tepër informacione se çfarë përmban ky çip dhe se si Kina arriti të fshihte këtë arritje në sytë e amerikanëve.
Në vitin 2019, qeveria i ndaloi kompanitë amerikane të shesin softuer dhe pajisje Huawei dhe kufizoi prodhuesit ndërkombëtarë të çipave që përdorin teknologjinë e prodhuar në SHBA nga partneriteti me Huawei.
Ndër shqetësimet e tjera për amerikanët, është edhe siguria kombëtare mbi sulmet kibernetike ose spiunazhi nga qeveria kineze.
I pyetur nga CNN, drejtori i kërkimit në tregun ABI research David McQueen tha se “lançimi gjithashtu ngre pyetje rreth asaj se si Huawei arriti të lançonte telefonin kur ka kaluar katër vitet e fundit nën kufizimet e SHBA-së që ndalojnë aksesin në teknologjinë 5G”./M.K-dritare.net

















