
Numri i viktimave nga koronavirusi po rritet çdo ditë edhe më shumë. Mes viktimave ka pasur edhe personalitete të famshme, të rinj e të vjetër.
Dritare.net ka sjellë për ju, emrat e disa figurave të famshme nga Hollywood dhe media që kanë ndërruar jetë nga Covid-19.
1- Terrence McNally, një dramaturg që ka fituar katër herë Tony Award, vdiq më 24 mars në moshën 81-vjeçare si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi. Pjesë e realizimeve të tij janë: "Master Class," "Love! Valour! Compassion!" and "Frankie and Johnny in the Clair de Lune," që më vonë u bë film me Michelle Pfeiffer dhe Al Pacino.
2- Aktorja italiane Lucia Bosè, e cila luajti në filma si: "Story of a Love Affair" (1950) nga Michelangelo Antonioni dhe "Death of a Cyclist" (1955) nga Juan Antonio Bardem, vdiq më 23 mars. Ajo ishte 89 vjeç.
3-Mark Blum, i cili luajti në filmin "Desperately Seeking Susan," "Crocodile Dundee" dhe në serialin Lifetime/Netflix "You,", vdiq në moshën 69-vjeçare më 26 mars nga komplikimet e koronavirusit.
4- Këngëtari, fitues i Grammy, Joe Diffie vdiq më 29 mars.
5- Muzikanti i njohur i rock and roll, Alan Merrill, i njohur më shumë për bashkëshkrimin dhe regjistrimin e versionit origjinal të "I Love Rock 'n' Roll", vdiq më 39 mars. Ai ishte 69 vjeç.
6- Komediani popullor japonez, Ken Shimura, karriera e të cilit daton dekada më parë, vdiq më 29 mars. Ai ishte 70 vjeç.
7- Adam Schlesinger, këngëtari i "Fountains of Wayne" dhe kontributori i "Crazy Ex-Girlfriend", vdiq në moshën 52-vjeçare më 1 prill.
8- Ellis Marsalis Jr, legjenda e xhazit në New Orleans dhe babai i Wynton dhe Branford Marsalis, vdiq në moshën 85-vjeçare.
9-Sergio Rossi, stilisti italian i këpucëve, vdiq në moshën-84 vjeçare.
10- Patricia Bosworth, një aktore në skenë dhe ekran, që u bë gazetare që shkr
oi biografitë e njerëzve më të famshme vdiq në moshën 86-vjeçare si pasojë e koronavirusit.
11- Allen Garfield, i cili u shfaq në filma të tillë si "The Conversation", “Nashville” and “Irreconcilable Differences vdiq më 7 prill për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit. Ai ishte 80 vjeç.
12- Hilary Heath, një aktore dhe producente që luajti përballë Vincent Price në filma horrorë në fund të viteve 1960 dhe fillim të viteve '70, vdiq në prill. Ajo ishte 74 vjeç.
13- Allen Daviau, një kinematograf që është nominuar 5 herë për çmime Oscar vdiq më 15 prill në moshën 77-vjeçare.
14- Producenti, "Knight Rider" dhe "Magnum P.I'', Joel Rogosin vdiq nga koronavirusi në shtëpinë e pleqve.
15- Reperi Fred Godson vidq më 6 prill
16- Regjisori, Matteo De Cosmo, i cili punoi në filma "Emergence ", "The Punisher" dhe "Luke Cage" vdiq në moshën 52-vjeçare.
17- Chris Trousdale, një anëtar i grupit "Dream Street", vdiq më 2 qershor. Ai ishte 34 vjeç.
18- Ylli i Broadway, Nick Cordero ndërroi jetë më 5 korrik për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Ai ishte 41 vjeç./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

















