
Simbol i sfidës dhe demokracisë, ky është politikani që u shpall Njeriu i Vitit për 2022!
Dritare.net
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe “shpirti i Ukrainës” janë shpallur “Njeriu i Vitit” për vitin 2022 nga revista prestigjoze“Time”.
Presidenti ukrainas Zelensky, 44 vjeç, është quajtur hero nga shumë njerëz në vendin e tij dhe jashtë saj, dhe gjatë vitit të kaluar, u cilësua si një simbol i sfidës dhe demokracisë, ndërkohë që ai vazhdon të udhëheqë kombin përmes sulmeve të paprovokuara të Rusisë ndaj Ukrainës.
Presidenti ukrainas fitoi famë ndërkombëtare këtë vit, ndërsa mbronte vendin e tij kundër një pushtimi rus. Zelensky është i njohur për bluzen e tij të gjelbër dhe sjelljen e ashpër – por edhe fjalimet e tij të shpeshta, të ngrohta dhe qetësuese drejtuar popullit ukrainas.
Presidenti në muajt e fundit e ka udhëhequr Ukrainën drejt fitores, duke i shtyrë forcat ruse dhe duke rimarrë territorin e humbur.
Kujtojmë se vitin e kaluar “Njeriu i vitit” u shpall miliarderi Elon Musk. Ai ishte edhe këtë vit në listën e “Times” për t’u shpallur për herë të dytë “Njeriu i Vitit.”/M.K – dritare.net

















