Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Simbol i 2020/Çfarë fshihet pas fotos që bëri xhiron e rrjetit!

Simbol i 2020/Çfarë fshihet pas fotos që bëri xhiron e

Një bebe e porsalindur që përpiqet t’i heqë maskën mjekut, bëri xhiron e botës. ‘Të gjithë duam një shenjë, se së shpejti do të heqim maskat’, shkroi Dr. Samer Cheaib, në rrjetet sociale krahas fotos. Imazhi i postuar nga gjinekologu, i shpërndarë mijëra herë në rrjet, u konsiderua si simbol i vitit 2020. Mjeku, i cili shpesh flet për punën e tij në mediat sociale, duke dhënë mesazhe pozitiviteti dhe shprese, në veçanti gjatë periudhës së pandemisë, komentoi më tej këtë foto.

Simbol i 2020/Çfarë fshihet pas fotos që bëri xhiron e

Ai tregoi se:

‘Ishte një foshnje me vizion. Babai i lumtur po më fotografonte duke mbajtur foshnjat binjake. Fëmija i dytë, u përpoq të hiqte maskën time dhe babai i saj e kapi menjëherë këtë moment. Kishte pozitivitet në këtë foto dhe çdo kush që e ka parë, i ka rrëmbyer një buzëqeshje. Pozitiviteti është ajo për të cilën kemi nevojë në këtë kohë’, u shpreh mjeku./L.F-dritare.net