Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Si të rrisni shëndetin dhe bukurinë e bimëve tuaja në shtëpi!

Si të rrisni shëndetin dhe bukurinë e bimëve tuaja në

Rritja e bimëve në shtëpi dhe sidomos pamja e tyre e bukur dhe e shëndetshme, padyshim që ndihmon edhe në përmirësimin e humorit tonë.

Mënyra më e mirë për t’u kujdesur për bimët që ato të kenë shëndet të mirë dhe pamje perfekt është t’ i kontrollojmë dhe pastrojmë vazhdimisht nga gjethet që e kanë humbur shëndetin e tyre, pasi pengojnë në zhvillimin e bimës.

Në momentin që gjethja e bimës nga ngjyra jeshile, fillon të bëhet në ngjyrë kafe kjo nuk përbën problem , por nëse nxirja vazhdon, mund të jetë koha për të ndërmarrë veprime. Në këtë rast duhen vlerësuar kushtet e rritjes dhe të bëhen rregullimet e nevojshme.

Gjethet kafe shpeshherë shkaktohen nga lagështia e ulët. Mënyra se si të rrisim natyralisht lagështinë e luleve në shtëpi, është duke i grupuar bimët së bashku. Ndërsa një bimë humbet lagështinë përmes gjetheve të saj përmes transpirimit, bimët fqinje përfitojnë.

Shtoni guralecë ose mermer në fundin e vazos së luleve, pra në pjatën mbajtëse të ujit. Uji i tepërt rekomandohet të qëndroj tek guralecët, pasi avullimi i tij në kohë e mban lulen gjithmonë të hidratuar. Nga ana tjetër duhet të bëjmë kujdes edhe nga mbi ujitja ose shpeshtia e ujitjes, pasi dhe ky veprim bën që gjethet ose majat e gjetheve të fillojnë të marrin ngjyrën kafe.

Duhet të dimë se bimët tropikale kanë nevojë për tokë më të lagësht të vazhdueshme, ndërsa kaktusit dhe sukulentët parapëlqejnë një mjedis më të thatë. Ajo që kultivuesit e bimëve rekomandojnë është se lulet që rriten brenda ambienteve të shtëpisë, si shkak i mungesës së dritës, nevoja për ujitje është më e pakët.

Në rastin që bimëve iu aplikohen plehra kimikë të panevojshëm, atëherë kjo bën të mundur dëmtimin e rrënjëve dhe zbardhjen e gjetheve.

Gjithmonë sugjerohet që bimëve me maja kafe, t’ iu pritet pjesa e pashëndetshme pasi rrezikon zhvillimin e shëndoshë të bimës.

Fshijeni pluhurin nga gjethet me një leckë të lagur ose përdorni një furçë kozmetike për t’ i pastruar. Mbajtja e bimëve tuaja të pastra dhe të rregulluara gjithashtu ndihmon në reduktimin e problemeve me insektet dhe sëmundjet dhe përmirëson ajrosjen e tyre.

Rritni elasticitetin e bimëve të brendshme duke siguruar sasinë e duhur të dritës. Zhvendosni bimët në një dritare më me diell ose shtoni drita artificiale sipas nevojës. Pastaj rrotullojini vazot e bimëve sa herë që i ujitni, pasi kjo nxit një rritje më të ekuilibruar duke i ekspozuar të gjitha pjesët e bimës ndaj burimit të dritës.

Sipas studiuesve, rritja e bimëve në shtëpi është një faktor që ndihmon në reduktimin e stresit./A.ZH-dritare.net