Si të kujdeseni për lulen e brishtë të Krishtlindjes!
Dritare.net
Lulja që dominon dhuratat këto ditë është lulja e bukur e Krishtlindjeve, e cila shpesh e humb bukurinë dhe freskinë e saj brenda një kohe të shkurtër. Nëse dëshironi ta ruani atë sa më gjatë po ju japim më poshtë disa këshilla për kujdesin që duhet të tregoni ndaj saj.
1.Mos e ekspozoni lulen në temperatura të ftohta. Temperatura ideale e dhomës nuk duhet t’i kalojë 20 gradë celcius.
2.Ujitja është një tjetër faktor i rëndësishëm që ndikon në jetën e lules së Krishtlindjes, prandaj i duhet kushtuar rëndësia e duhur. Specialistët rekomandojnë që ta ujisni sa herë që vini re se dheu është i thatë dhe ndryshon ngjyrë.
3.Një tregues që duhet mbajtur mend është fakti i zmadhimit të gjetheve: nëse ato rriten mbi 6-8 cm, atëherë bima është në gjendje të mirë dhe vazoja ka ushqim të mjaftueshëm.
4.Nëse keni ndërmend ta zhvendosni në ndonjë vazo tjetër ose ta mbillni, duhet ta prisni deri në një prej nyjeve që formohen në kërcell. Futeni për 60 sekonda në ujë të vakët, më pas në ujë të ftohtë dhe mbilleni kur të keni mundësi./K.C/dritare.net