Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Si mund t'ju ndihmojë një kruajtëse gjuhe për aromat e pakëndshme të gojës!

Si mund t'ju ndihmojë një kruajtëse gjuhe për aromat e

Shpesh na ndodh që të kemi probleme kur konsumojmë diçka dhe na ngel shija e keqe në gojë, si ajo e qepës, hudhrës.

Si një nga muskujt më fleksibël në trup, gjuha ka disa funksione. Ndihmon në të folur dhe lëviz në mënyrë aktive ushqimin për ta bërë më të lehtë shijimin, përtypjen dhe gëlltitjen. Por hapja e gojës fton bakteret të hyjnë dhe me kalimin e kohës, këto mikrobe grumbullohen së bashku për të formuar koloni që jetojnë në majë të gjuhës.

Të gjithë kanë baktere të gjuhës, disa janë të mira por shumica janë të këqija. Kruajtësit e gjuhës janë një mënyrë efektive për të hequr qafe këto mikrobe, nëse bëhen siç duhet.

Çfarë është një kruajtëse gjuhe?

Kruajtësit e gjuhës janë pajisje metalike ose plastike që përdoren për të pastruar sipërfaqen e gjuhës. Ata janë si krehër për gjuhën, tha Dr. Michael Kosdon, dentist. Përmes këtij krujtësi ne kemi mundësi që të heqim atë grumbull bakteresh, grimca ushqimesh dhe qelizat e vdekura dhe të bllokuara midis të çarave të sythave të shijes së gjuhës. Kjo përfshin bakteret që shkaktojnë erën e keqe të gojës, citon CNN.

Ju mund të përdorni një kruajtëse gjuhe sikurse përdorni një brisk, tha Kosdon.

Si ta përdorni?

Kruajtëset duhet të përdoren me kujdes pasi mund të shkaktojnë prerje mikroskopike në gunga të vogla në gjuhën tuaj dhe mund të shkaktoni inflamacion dhe acarim kur hani ushqime acidike dhe pikante./M.K-dritare.net